Pasi janë zhytur në borxhe, dy vëllezër sajojnë një plan për të mashtruar një trashëgimtare të pasur dhe për të shpëtuar shtëpinë e tyre në Napoli, por dashuria e papritur e ndërlikon skemën e mashtrimit.
Një familje prej katër anëtarësh shkon në një ishull të largët për të pushuar,
vetëm për të zbuluar se ishulli është shtëpia e një vrasësi serial të rrezikshëm.
Ndërsa bëhen objektivat e ardhshëm të vrasësit, ata duhet të përdorin zgjuarsinë e tyre
dhe të punojnë së bashku për të mbijetuar në tokën vdekjeprurëse të ishullit.
Një boksier i madh në moshë nuk mendon se do ta shohë sërish veten duke u ndeshur. Por pas sëmundjes me të cilën po lufton nxënësja e tij, ai do të kthehet jo vetëm si një boksier por si një luftëtar i armatosur me besim të palëkundshëm.
Në prag të Luftës së Dytë Botërore, përpjekja e një të riu norvegjez për t'i rezistuar nazistëve vendos një kurs të ri për të ardhmen e tij – dhe të ardhmen e vendit të tij.
"Falli" Një film komedi-aksion-romantik i cili flet për një falltore të quajtur Landa e cila pretendon se është
në gjendje të parashikojë fatin dhe njihet për magjitë e saj të suksesshme.
Nga ana tjetër, një djalë i ri i quajtur “Fati”, i cili jeton në fshat dhe e siguron jetesën duke shitur
prodhime fshati në qytet, bie në dashuri me një vajzë shumë jashtë standardeve të tij.
Duke qenë i pashpresë për të fituar zemrën e vajzës së quajtur Anxhela,
Fati vendos të shkojë te fallxhorja duke shpresuar se me anë të magjisë mund të fitojë zemrën e vajzës që dashuron.
Historia e Dietrish Bonhoefferit,
një pastor gjerman i cili bashkohet në një komplot për të vrarë Hitlerin
për të ndaluar Holokaustin. Krahas besimit dhe detyrës së tij morale,
ai rrezikon jetën e tij për t'i rezistuar regjimit nazist dhe për të shpëtuar miliona çifutë.
Një histori e ndaluar dashurie do të shërbejë si fitili që ndez një luftë të pamëshirshme mes dy familjesh. Implikimi i një vajze të re me një kriminel të moshuar i cili fshihet pas petkut të biznesit medoemos do të ketë një cmim për tu paguar. Pasi bie në dashuri me një djalë të ri, xhelozia e sëmurë do e shtyjë “biznesmenin” të përdorë gjithë fuqinë e tij për të ndaluar çiftin.
"Rise of OnlyFans" është një dokumentar ndriçues që ofron një eksplorim gjithëpërfshirës të rritjes së paprecedentë dhe ndikimit kulturor të platformës novator, OnlyFans.
Elphaba, një grua e re e keqkuptuar për shkak të lëkurës së saj jeshile dhe Galinda, një vajzë e njohur bëhen mikesha në Universitetin Shiz në Oz. Pas një takimi me magjistarin e mrekullueshëm të Ozit, miqësia e tyre arrin në një udhëkryq.
Soniku dhe miqtë e tij, ribashkohen për të luftuar Hijen, një armik i ri misterioz me fuqi të ndryshme nga çdo gjë me të cilën janë përballur më parë. Me aftësitë e tyre, ata kërkojnë një aleancë të pamundur për të mbrojtur planetin.
I humbur dhe i vetëm, Mufasa i vogël takon një luan të quajtur Taka, i biri i mbretit të vendit ku e ka çuar fati. Takimi i rastësishëm i bën ata shumë të afërt dhe, pa e kuptuar, aventura e përbashkët do të ndryshojë fatet e të gjithë mbretërisë...
Moana niset me mision për të shpëtuar ishullin e fundosur në det nga perëndia Nalo që urrente njerëzit dhe që kishte mallkuar çdo popull që bashkohej me oqeanin. Edhe pse është një aventurë e rrezikshme, arrin gjithçka me ndihmën e miqve të saj.
Mbreti Helm DorëÇekiçi i Rohanit mbron popullin e tij nga një tradhti e udhëhequr nga Ulfi, një djalë
që kërkon hakmarrje për vdekjen e babait të tij. Ulfi sulmon Rohanin, duke detyruar
Helmin dhe popullin e tij të përballen me rrethimin në Hornburg, një fortesë e lashtë. Pas vdekjes së tij, Hera, e bija e Mbretit
merr në kontroll situatën, a do ia dalë ajo të mundë Ulfin dhe të mbajë premtimin që i dha të atit?
Një kampioni të karatesë, mafia e basteve i rrëmben gruan për t'i marrë milionat e fituara, kështu që, atij i duhet të luftojë krejt i vetëm për ta shpëtuar atë dhe për të shfarosur një bandë të rrezikshme.
Gjatë Luftës së Dytë Botërore, 855 gra iu bashkuan luftës për të zgjidhur grumbullimin tre vjeçar të postës së pa-dërguar. Duke u përballur me diskriminimin dhe një vend të shkatërruar nga lufta, ato arritën të shpërndanin më shumë se 17 milionë dërgesa poste para kohës së caktuar.
Odiseja më në fund kthehet në Itakë pas 20 vitesh, ku gjen të shoqen që mbahet rob nga burra që duan të bëhen mbretër dhe djalin e tim që rrezikon të vdesë nga duart e tyre. Për ta fituar mbrapsht familjen tij dhe gjithçka që ka humbur Odysseusi do i duhet të rigjejë forcat e tij.
Një varg grabitjesh të dhunshme në Veriperëndim e çojnë agjentin veteran të FBI-së Terry Husk në një grup supremacist të bardhë që planifikon të rrëzojë qeverinë federale.
Marrëdhënia e Noas me Nikun duket e palëkundur, pavarësisht përpjekjeve të prindërve për t'i ndarë. Niku është i gatshëm të forcojë marrëdhënien e tij dhe fillon të punojë për studion ligjore të babait të tij së bashku me një kolege tërheqëse. Noa shkon në universitet, ku ndan një apartament me Brajarin, një vajzë enigmatike që fsheh një sekret të errët pas buzëqeshjes së saj...
Pasi gjeti vajzën e tij të vdekur, David Bryson merr pjesë në një grup vetë-ndihme për të përballuar ankthet e tij. Por kur një grup grash misterioze ofrojnë të ringjallin vajzën e tij, fati i vetë Davidit dhe shpirti i vajzës së tij varet në peshore.
Është viti 1944. Në fshatin e Vermilios është duke u fshehur Pietro, një dezertor. Ai dashurohet pas vajzës së mësuesit të zonës, dashuri që do të sjellë pasoja në jetët e familjarëve.
Duke u përpjekur të lënë jetën e tyre të trazuar pas, vëllezërit binjakë kthehen në qytetin e tyre për të filluar përsëri, vetëm për të zbuluar se një e keqe edhe më e madhe po i pret për t'i mirëpritur.
Mickey Barnes e ka gjetur veten në një rrethanë të jashtëzakonshme të punës për një punëdhënës që kërkon përkushtimin përfundimtar për punën... të vdesë, për të jetuar.