Duke u rikthyer në planetin e saj të lindjes, një gjuetare famëkeqe shpërblimesh formon një aleancë të papritur me një ekip të çuditshëm. Së bashku, ata luftojnë banditët e rrezikshëm, për të zbuluar një nga sekretet më misterioze të planetit të Pandorës.
Për të kaluar fshehurazi 4 milionë dollarë nga një postbllok policie, një bandë kriminele i fsheh paratë në valixhet e familjes Siduell që nuk dyshon asgjë ndërsa është rrugës për të shkuar me pushime. Tani, duke qenë se kaluan nga pika e kontrollit, banda i do paratë mbrapa dhe nuk do të ndalojë përpara asgjëje për t’i marrë. Të ndjekur dhe të terrorizuar, Siduellët bëhen gati të luftojnë me katër vrasës të pamëshirshëm.
Kur vëlla e motër shkojnë të takojnë babanë e tyre të dënuar në një burg të Tajlandës, nuk e dinin fatin e keq që i priste. Të dy burgosen me një akuzë të rreme dhe detyrohen të ndeshen me të burgosur të tjerë në këmbim të jetës së tyre.
Kur studenti Xheik Lo bëhet dëshmitar i një vrasjeje, e gjen veten ndërmjet dy bosash droge. Atë e tradhtojnë dhe i ngrenë kurth agjentët e policisë që e mbronin dhe i vetmi person që mund të ketë besim është Rajani, një polic në Çikago. Për të pastruar emrin e tij Xheik bie dakord të ndihmojë Rajanin për të mposhtur bosat e drogës.
Një grup grabitësish të pathyeshëm të drejtuar nga Chang Bojun, në mënyrë të fshehtë kryejnë një vjedhje prej 1 miliard juanë natën e Vitit të Ri. Papritur, ata u ndeshën me një bandë grabitëse, dhe ish e dashura e Chang u përfshi aksidentalisht në këtë çështje.
Një agjent i CIA-s që është edhe lojtar i Kickboxing, dërgohet në një turne të arteve marciale, ku dyshohet se bëhet tregti armësh kimike. Detyra e tij është veçse të dorëzojë një pajisje, por gjërat marrin një kthesë tjetër dhe ai e gjen veten të përfshirë në një mision të rrezikshëm.
Në vitin 2006, një grup hajdutësh kryen atë që konsiderohet
si një nga vjedhjet më të famshme dhe më të zgjuara të bankave në historinë e Argjentinës.
Se si ata plaçkitën bankën Rio, është po aq befasuese sa ajo që ndodhi më pas. Kjo është historia e tyre.
Në vitin 1985, vrasja e një superheroi të sponsorizuar nga qeveria, i tërheq kolegët e tij të jashtëligjshëm të dalë në pension, në një mister që kërcënon të përmbysë jetët e tyre personale dhe vetë botën.
Kur disa fshatarë në një varkë peshkimi vrasin një peshkaqen të madh të bardhë, shpirti i tij kthehet për t'u hakmarrë dhe shumë shpejt, fillon të sulmojë qytetin e vogël të Smallportit.
Vazhdojnë telashet me të riun Chan Lok-kwun ndërsa aksidentalisht ai hyn në qytetin e rrethuar me mure, zbulon rendin në mes të kaosit të tij dhe gjatë rrugës mëson mësime të rëndësishme të jetës.
Majk, një punëtor i thjeshtë ndërtimi, futet në botën e rrezikshme të super spiunëve dhe agjentëve sekretë, kur e dashura e shkollës së mesme, e rekruton për një mision të inteligjencës amerikane.
Në të ardhmen e afërt, një 'Lotari e Madhe' është krijuar në Kaliforni.
Si luhet? Vritni fituesin para perëndimit të diellit për të
kërkuar ligjërisht xhekpotin e tyre miliarda dollarësh.
Historia e filmit shpaloset në vitet 1990 në Ukrainë. Protagonisti - një bandit me nofkën Rinoceront - vihet nën kontrollin e botës kriminale ukrainase në vitet 1990 dhe nis rrugën e tij të përgjakshme, e cila nuk e çon aty ku priste.
Dy vëllezër (një polic, tjetri ekspert i arteve marciale) me pikëpamje të ndryshme politike, bashkojnë forcat për t'u hakmarrë për vdekjen e babait të tyre, një agjent në pension, i vrarë nga mafia.
U RREGULLUA VIDEO! Në këtë seri, Skot Wylde, një boksier amerikan, duhet të shkojë në Kamboxhia
për të shpëtuar të dashurën e tij vietnameze nga trupat ruse dhe vietnameze.
Rori dhe Kobi nuk kanë gjasa të jenë partnerë për një grabitje. Megjithatë, kur grabitja shkon keq, ata bashkohen për t’i shpëtuar policisë, burokratëve të korruptuar dhe një kryetari bande që kërkon hakmarrje...
Kur vajza e një nëne beqare rrëmbehet në mënyrë të mistershme, ajo vendos ta zgjidhë vetë situatën. Teksa merret më thellë me çështjen, ajo zbulon një rrjet krimi të organizuar.
Një terrorist famëkeq ka shmangur kapjen për një kohë të gjatë duke u treguar jashtëzakonisht i zgjuar dhe i pamëshirshëm. Gjërat bëhen interesante kur ai rrëmben një avion që po transporton ekspertin e famshëm të sigurisë Xhon Katër, i cili nuk është i gatshëm ta tolerojë një gjë të tillë.
Një i ri kërkon babanë e tij për të ndjekur ëndrrën e tij
për t'u bërë një garues motorësh profesionist. Me ndihmën e të dashurës
dhe pronarit të një dyqani motorësh
ai fillon të heqë dyshimet që i kishte krijuar mungesa e babait.