Një udhëtim spektakolar në një botë ku majmunët sundojnë dhe njerëzit janë skllevër. Kur astronauti Leo Davidson zbret në një planet të panjohur, ai zbulon një shoqëri të përmbysur ku inteligjenca dhe fuqia i përkasin majmunëve. Me efekte vizuale mahnitëse dhe një histori që lë të menduar, ky film sjell një riimagjinim të klasikut të vitit 1968, duke shtuar një ndjesi të re misteri dhe dramë. Një aventurë që të bën të pyesesh: Çfarë do të ndodhë nëse rregullat e evolucionit përmbysen?
Kur një dhëndër i turpshëm praktikon betimet e dasmës në praninë e një gruaje të re të vdekur, pa e kuptuar, ajo ngrihet nga varri duke supozuar se ai është martuar me të.
Në epoka të ndryshme, një familje e varfër, një developer në ankth dhe një pronare e mërzitur lidhen me të njëjtën shtëpi misterioze në këtë komedi të errët të animuar.
Nëntëmbëdhjetë vjeçarja Alice kthehet në botën magjike nga aventura e saj e fëmijërisë,
ku ajo ribashkohet me miqtë e saj të vjetër dhe mëson për fatin e saj të vërtetë:
t'i japë fund mbretërimit të terrorit të Mbretëreshës së Kuqe.
T.S Spivet është një djalosh i vogël dhe gjenial me një familje po aq të veçantë sa vetja. Me dëshirën për përmirësuar veten dhe zbulimet e tij shkencore, ai niset në një aventurë drejt qytetit të Nju Jorkut gjatë së cilës ai dhe familja e tij kuptojnë më shumë rreth njëri tjetrit.
Historia e vërtetë e një qeni të humbur që bashkohet me të zotin e tij të ri në fushat e betejës së Luftës së Parë Botërore. Për veprimet e tij të çmuara, rreshteri Stabi njihet ende si qeni më i dekoruar në historinë amerikane.
Fitues i 4 çmimeve Oskar. Historia e vërtetë e mbretit Xhorxh VI, i cili ishte përndjekur gjithë jetën nga një e metë në të folur dhe problemi më i madh ishin fjalimet në publik. Por me kombin në prag të luftës, gruaja e tij kërkon ndihmën e një terapisti, që me metoda të pazakonta do ta ndihmojë mbretin t’i japë popullit atë që kishte më shumë nevojë… një zë udhëheqës!