"Falli" Një film komedi-aksion-romantik i cili flet për një falltore të quajtur Landa e cila pretendon se është në gjendje të parashikojë fatin dhe njihet për magjitë e saj të suksesshme. Nga ana tjetër, një djalë i ri i quajtur “Fati”, i cili jeton në fshat dhe e siguron jetesën duke shitur prodhime fshati në qytet, bie në dashuri me një vajzë shumë jashtë standardeve të tij. Duke qenë i pashpresë për të fituar zemrën e vajzës së quajtur Anxhela, Fati vendos të shkojë te fallxhorja duke shpresuar se me anë të magjisë mund të fitojë zemrën e vajzës që dashuron.
Roni Selimes i ndodhur në kushte të rënduara psikologjike për humbjen e djalit të tij, habitet kur sheh Sokolin “armikun” e tij të përbetuar që i vjen t'i ofrojë ndihmë duke i thënë se i kishte gjetur personat përgjegjës që qëndronin pas atentatit të bërë ndaj tyre 3 vite më parë. Duke lënë pas inatet e së shkuarës Roni vendos të braktisë jetën prej endacaku që kishte zgjedhur të bënte dhe pranon të bashkëpunojë me Sokolin. Në këtë rrugëtim të tyre do u duhet të përballen me shumë pabesira e intriga nga miqtë e tyre por veç kësaj ende nuk dihen qëllimet e Sokolit, pasi Ronit do i duhet të përballet me një të vërtetë e cila do t'i ndryshojë komplet jetën. Nga ana tjetër kemi Elonën një femër gjakftohtë, e vendosur dhe me qëllime të qarta për hakmarrje, e cila thur vazhdimisht plane e intriga për të realizuar qëllimet e saj. Kë dëshiron Elona të eliminojë me patjetër dhe a do arrijë ajo t'i përmbushë planet e saj.