Marrëdhënia e Noas me Nikun duket e palëkundur, pavarësisht përpjekjeve të prindërve për t'i ndarë. Niku është i gatshëm të forcojë marrëdhënien e tij dhe fillon të punojë për studion ligjore të babait të tij së bashku me një kolege tërheqëse. Noa shkon në universitet, ku ndan një apartament me Brajarin, një vajzë enigmatike që fsheh një sekret të errët pas buzëqeshjes së saj...
Noa shpërngulet me mamanë e saj në shtëpinë e njerkut dhe të djalit të tij tërheqës, Nikolasit. Por ndjenjat për Nikolasin dhe një sekret në të shkuarën e saj do sjellin probleme në jetët e të gjithëve.