Ky film është Një rrugëtim mes dy botëve!
Një shpirt i humbur zgjohet në trupin e një qeni dhe nis një udhëtim të çuditshëm për të zbuluar të shkuarën e tij. Kujtimet e një jete tjetër, të një njeriu, e ndjekin në çdo hap, ndërsa kërkon të kuptojë të vërtetën e ekzistencës së tij. A është kjo një dënim apo një shans i dytë? Në një përzierje emocionesh, misteri dhe dashurie të pastër, "Fluke" eksploron lidhjen mes shpirtit dhe fatit në mënyrë prekëse dhe të paharrueshme.
Michael është një avokat i fuqishëm dhe Jamali është një djalosh i ri i nevrikosur sepse u burgos pas vitesh të tëra abuzimi nga sistemi i kujdesjes për jetimët. Bashkë do duhet ti hedhin mënjanë ndryshimet që kanë në mënyrë që të ekspozojnë sistemin dhe të vendosin drejtësi.
Dy motra me pushime në Meksikë ngecin në një kafaz peshkaqenësh në fund të oqeanit. Me më pak se një orë oksigjen të mbetur dhe me peshkaqenë të bardhë të mëdhenj rrotull, ato duhet të luftojnë për të mbijetuar.
Jeta e disa të rinjve, të cilët futen në Kolegjin e Ushtarëve dhe më vonë transferohen në Vietnam. Një vëzhgim i një prej ushtarëve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i cili tregon efektet çnjerëzore që lufta e Vietnamit kishte tek ushtarët e tjerë, që nga stërvitja e tmerrshme deri tek lufta e përgjakshme rrugëve të Vietnamit.