Kur i dashuri i padrones së një maçoku kthehet sërish, ai fillon të xhelozojë e të sillet aq keq, sa humbet edhe jetën e tij të nëntë. Për të ndrequr gjithçka, i jepet edhe një shans i fundit me nëntë jetë të reja, të cilat duhet t'i përdorë mirë e drejt.
Brenda 24 orëve, tre njerëz u vranë në Londër, të gjithë me emrin Ben Lyk. Skotland Jard vendos që t’i mbledhë të gjithë njerëzit me këtë emër që ndodhen në Londër, derisa të kuptojnë se kush iu është vënë pas dhe përse.