Kur i dashuri i padrones së një maçoku kthehet sërish, ai fillon të xhelozojë e të sillet aq keq, sa humbet edhe jetën e tij të nëntë. Për të ndrequr gjithçka, i jepet edhe një shans i fundit me nëntë jetë të reja, të cilat duhet t'i përdorë mirë e drejt.
I humbur në një ishull të shkretë, një robot i quajtur Roz duhet të përshtatet për të jetuar me krijesat që e rrethojnë. Roz krijon një lidhje prindërore me një rosak jetim për të cilin kujdeset deri sa rritet e bëhet i zoti i vetes.
Kur dëshira e fuqishme e shndërron Fredin në ujk dhe sjell në Tokë një nga shpirtrat e Hënës, Fredi duhet të rivendosë rendin kozmik përpara se Toka dhe Hëna të përplasen.
Brenda librit të tij, Haroldi aventurier mund të sjellë çdo gjë në jetë thjesht duke e vizatuar. Pasi rritet dhe tërhiqet nga faqet e librit dhe në botën fizike, Haroldi zbulon se ka shumë për të mësuar rreth jetës reale.
Një objekt i lashtë e i çmuar kinez është vjedhur nga një arkeolog i keq, i quajtur Dekster. Me ndihmën e miqve të tij lemingë, Normi duhet të mbajë fjalën dhe të bëjë një udhëtim plot aventura nëpwr botë, që ky objekt t’i kthehet Kinës.
Kur një sipërmarrës vendos të ndërtojë një kompleks shtëpish në Polin e Veriut, ariu Normi dhe tre shokët e tij nisen në Nju Jork në përpjekje për të ndaluar këtë projekt dhe për të shpëtuar tokën e tyre, Arktikun.
Në vitin 1985, vrasja e një superheroi të sponsorizuar nga qeveria, i tërheq kolegët e tij të jashtëligjshëm të dalë në pension, në një mister që kërcënon të përmbysë jetët e tyre personale dhe vetë botën.
Vazhdim i filmit të parë që tregon Rajlin teksa hyn në pubertet dhe përjeton emocione të reja më të ndërlikuara. Ndërkohë që Rajli mundohet të përshtatet me vitet e adoleshencës, emocionet e saj të vjetra mundohen të përshtaten me mundësinë e zëvendësimit të tyre.
Gru, Lusi, Margo, Edit dhe Agnesi mirëpresin një anëtar të ri në familje, Gru Jr,
i cili synon të mundojë babanë e tij. Gru përballet me një armik të ri, Maksim Le Malin
dhe të dashurën e tij Valentinën dhe familja detyrohet të arratiset.
Anti-Monitori, homologu i keq i Monitorit, lëshohet në Multiversin DC dhe fillon të shkatërrojë Tokat e ndryshme që e përbëjnë atë. Monitori përpiqet të rekrutojë heronj nga i gjithë Multiverse për të luftuar.
Pokahontas niset në një udhëtim në Angli me Meeko, Flit dhe Percy. Duke dëgjuar thashethemet për vdekjen e John Smith, Pokahontas përpiqet të parandalojë luftën dhe betejën.
Pas një ribashkimi të papritur me babanë e tij të humbur prej kohësh, macen e rrugës Vik, Garfieldi detyrohet të lërë pas jetën e tij shumë të rehatshme. Së bashku me Vikun dhe Odin, ai planifikon një grabitje të çmendur.
Një vajzë e re e cila kalon një periudhë të vështirë fillon të shohë miqtë imagjinarë të të gjithëve të cilët kanë mbetur pas teksa miqtë e jetës së vërtetë janë rritur.
Pasi u rekrutua aksidentalisht si spiun, 12-vjeçari Ejen Ali tani është rritur dhe ka një vend pune në agjencinë sekrete Meta Advance Tactical Agency (MATA) për të mbrojtur qytetin futurist të Siberajas nga kërcënimet e jashtme.
Është përballja përfundimtare. Luftëtarët më të fuqishëm nga “Baki Hanma” dhe nga “Kengan Ashura” përplasen në këtë kryqëzim të arteve të fuqishme e të papritshme marciale.
Filmi më i fundit i Monsterverse! Dy titanë të lashtë, Godzilla dhe Kong, përplasen në një betejë epike ndërsa njerëzit zbulojnë origjinën e tyre të ndërthurur dhe lidhjen me misteret e Skull Island.
Pasi Po caktohet për t'u bërë Udhëheqësi Shpirtëror i Luginës së Paqes, ai duhet të gjejë dhe të trajnojë një Luftëtar të ri Dragoi, ndërsa një magjistare e ligë planifikon të thërrasë të gjithë keqbërësit kryesorë që Po i ka dërguar në mbretërinë e shpirtrave.
Një djalë me një imagjinatë të shfrenuar përballet me frikën e tij në një udhëtim të paharrueshëm gjatë natës me mikun e tij të ri: një krijesë gjigante e të qeshur me emrin Errësira.
Një vajzë e re me emrin Asha, shpreh dëshirën tek një yll dhe merr një përgjigje, më të drejtpërdrejtë nga sa kishte pritur. Një yll çapkën zbret nga qielli për t'u bashkuar me të.