Kur një forcë e mistershme fillon të prishë verën e tyre të paharrueshme,
Noa dhe miqtë e tij bashkohen me një detektiv të policisë në pension për t'u
nisur në një aventurë të frikshme për të shpëtuar ishullin e tyre.
Jeta e 11-vjeçares Mildred merr një kthesë kur babai i saj, magjistari i dështuar Strawn Wise, vjen pas një periudhe të gjatë ndarjeje për ta marrë në kujdes dhe pranon ta çojë në kamping për të gjetur një kafshë mitologjike,e quajtur Pantera e Kanterbur-it.
Një çift feston ditëlindjen e djalit në mes të oqeanit, në një udhëtim me jaht. Pasi goditen nga një stuhi e dhunshme që sjell krijesa të uritura nga thellësitë e oqeanit, ata kuptojnë se janë në mes të një apokalipsi dhe detyrohen të luftojnë për mbijetesë...
Tre shokë të ngushtë vendosin të argëtohen deri në maksimum në Vigjilje të Krishtlindjeve pasi do e lënë me aq traditën e të festuarit së bashku. Secili e ndjen magjinë e festës dhe merr mësimin e tij për gabimet e bëra.
Pasi babai i tij, pronari i një fabrike të pjesëve të automjeteve, vdes, djali i tij paksa mbipeshë dhe me pak arritje, bashkohet me një kontabilist për të provuar të shpëtojë biznesin e familjes.
Deadpoolit i ofrohet një vend në 'Universin Marvel Kinematik' nga 'Autoriteti i Ndryshimit Kohor',
por në vend të kësaj rekruton një variant të Wolverinit për të shpëtuar universin e tij nga zhdukja.
Kur dëshira e fuqishme e shndërron Fredin në ujk dhe sjell në Tokë një nga shpirtrat e Hënës, Fredi duhet të rivendosë rendin kozmik përpara se Toka dhe Hëna të përplasen.
Disa minatorë duhet të shoqërojnë poshtë në minierë një profesor për të marrë disa kampione, por gjetja e një varri të lashtë, zgjon nga gjumi shekullor një krijesë gjakatare që ka në plan të shkatërrojë botën.
Në një distopi futuriste me standarde të forta bukurie, një adoleshente, në pritje të një operacioni të detyrueshëm estetik, nis një udhëtim për të gjetur shoqen e saj të humbur.
Një ngjarje misterioze nga e kaluara e Tokës kërcënon të nisë një luftë aq të madhe saqë të vetëm Transformuesit nuk do të mund ta shpëtojnë planetin. Sam Uituiki (Shia LaBeouf) dhe Autobotët duhet të luftojnë kundër errësirës për të mbrojtur botën tonë nga ligësia e robotëve Deseptikonë në këtë sukses të regjizorit Michael Bay dhe producentit ekzekutiv Steven Spielberg.
Një rreshter i Koresës së Veriut kalon peripeci të mëdha, derisa arrin të kalojë kufirin për në Korenë e Jugut, për të jetuar ashtu si kishte ëndërruar që në vegjëli.
Brenda librit të tij, Haroldi aventurier mund të sjellë çdo gjë në jetë thjesht duke e vizatuar. Pasi rritet dhe tërhiqet nga faqet e librit dhe në botën fizike, Haroldi zbulon se ka shumë për të mësuar rreth jetës reale.
Një objekt i lashtë e i çmuar kinez është vjedhur nga një arkeolog i keq, i quajtur Dekster. Me ndihmën e miqve të tij lemingë, Normi duhet të mbajë fjalën dhe të bëjë një udhëtim plot aventura nëpwr botë, që ky objekt t’i kthehet Kinës.
Kur një sipërmarrës vendos të ndërtojë një kompleks shtëpish në Polin e Veriut, ariu Normi dhe tre shokët e tij nisen në Nju Jork në përpjekje për të ndaluar këtë projekt dhe për të shpëtuar tokën e tyre, Arktikun.
Kur disa fshatarë në një varkë peshkimi vrasin një peshkaqen të madh të bardhë, shpirti i tij kthehet për t'u hakmarrë dhe shumë shpejt, fillon të sulmojë qytetin e vogël të Smallportit.
Vazhdim i filmit të parë që tregon Rajlin teksa hyn në pubertet dhe përjeton emocione të reja më të ndërlikuara. Ndërkohë që Rajli mundohet të përshtatet me vitet e adoleshencës, emocionet e saj të vjetra mundohen të përshtaten me mundësinë e zëvendësimit të tyre.
U RREGULLUA VIDEO! Në këtë seri, Skot Wylde, një boksier amerikan, duhet të shkojë në Kamboxhia
për të shpëtuar të dashurën e tij vietnameze nga trupat ruse dhe vietnameze.