Për 11-vjeçaren Robin dhe bandën e saj, pylli i paprekur është mbretëria e tyre. Por një ditë, vendi i tyre kërcënohet dhe Robin bashkë me miqtë duhet të sfidojnë lakmitarët.
Kur emri i kapitenit të tyre të ndjerë lidhet me kartelet e drogës, policët e Majamit, Majk Lauri dhe Markus Burnet, nisin një mision të rrezikshëm për të pastruar kujtimin e tij.
Pokahontas niset në një udhëtim në Angli me Meeko, Flit dhe Percy. Duke dëgjuar thashethemet për vdekjen e John Smith, Pokahontas përpiqet të parandalojë luftën dhe betejën.
Ndiqni Red, vajzën e Mbretëreshës së Zemrave, dhe Kloen, vajzën e Hirushes, ndërsa bashkohen për të shpëtuar Auradon duke udhëtuar pas në kohë duke përdorur orën e xhepit të Lepurit të Bardhë, për të ndaluar një ngjarje që do të shkaktonte pasoja të rënda.
Pas një ribashkimi të papritur me babanë e tij të humbur prej kohësh, macen e rrugës Vik, Garfieldi detyrohet të lërë pas jetën e tij shumë të rehatshme. Së bashku me Vikun dhe Odin, ai planifikon një grabitje të çmendur.
Shumë vite pas mbretërimit të Cezarit, një majmun i ri nis një udhëtim që do ta bëjë të vendosë në dyshim gjithçka që i është mësuar për të kaluarën dhe do të bëjë zgjedhje që do të përcaktojnë një të ardhme për majmunët dhe njerëzit.
Filmi "Premtimi", tregon për ditët e fundit të Perandorisë Osmane, ku ndjek trekëndëshin e dashurisë ndërmjet Mikaelit, studentit të shkëlqyer të mjekësisë, Anës, vajzës së bukur dhe të sofistikuar dhe Krisit, gazetarit të njohur amerikan që jeton në Paris...
Aventurat e shkrimtarit Njut Skamendër në komunitetin e fshehtë të shtrigave dhe magjistarëve të Nju Jorkut, 70 vite përpara se Herri Poter të lexonte librin e tij në shkollë.
Xhin Grej fillon të zhvillojë një forcë të pabesueshme që e kthejnë atë në një Foniks djallëzor. Tani Burri-X do të duhet të vendosë nëse jeta e një anëtari të ekipit është më e rëndësishme se e gjithë njerëzimit.
Një film mbi shoqërinë spanjolle, i veshur si një triller, në lidhje me fatkeqësitë e një bande të vogël kriminelësh, që pasojnë rrëzimin e pasurive të patundshme.
Klara 12-vjeçare gërvishtet nga një mace misterioze dhe fillon të zhvillojë fuqi të çuditshme, derisa arrin të zbulojë se rrjedh nga një familje shtrigash të egra...
Pasi u rekrutua aksidentalisht si spiun, 12-vjeçari Ejen Ali tani është rritur dhe ka një vend pune në agjencinë sekrete Meta Advance Tactical Agency (MATA) për të mbrojtur qytetin futurist të Siberajas nga kërcënimet e jashtme.
Pas vitesh në Nju Jork, 14-vjeçarja Ema kthehet në pyllin tropikal të Amazonës për të shpëtuar fshatin e saj të fëmijërisë dhe mikeshën e saj të dashur jaguare.
Herkuli, biri i Zeusit, nuk është as njeri e as zot, dhe kjo shkaktoi vuajtje të mëdha. Duke u përballur me dymbëdhjetë legjendat e mundimeve, ai i ktheu kurrizin perëndive dhe për katërmbëdhjetë vjet ai gjeti vetëm beteja të përgjakshme. Në shoqërinë e pesë personave të ngjashëm, u bë një mercenar në shërbim të kujdo që ishte në nevojë...
Një histori e vërtetë mbijetese... e deklasifikuar. Lufta epike e një piloti amerikan për mbijetesë pasi u rrëzua në një mision mbi Laos gjatë Luftës së Vietnamit.
Zhvillimi i robotikës i bëri atletet para olimpik yjet e rinj të sportit, Maria u ndje e lenë në hije dhe ëndërronte të sfidonte motrën e saj. Për këtë asaj iu desh t'i futej botës së krimit dhe dhunës.
Një ekspert sigurimi duhet të futet brenda një qiellgërvishtësish që ka marrë flakë, 225 kate të lartë, për të shpëtuar familjen e tij që është e bllokuar brenda nga kriminelët.