Pas disa javësh udhëtimi në Europë, Uilliami e gjen veten në Kopenhagen, vendilindjen e babait të tij. Aty fillon aventura e tij së bashku me një vajzë vendase ku të dy ata zbulojnë dashurinë e vërtetë...
Në një botë të ndarë nga Fraksionet dhe të bazuar në virtyte, Trisi mëson se është "E Ndryshme", dhe s'do të përshtatet me të. Kur ajo zbulon një komplot për të shkatërruar "Të Ndryshmit", Trisi dhe misteriozi Katër duhet të gjejnë se çfarë i bën "Të Ndryshmit" të rrezikshëm para se të jetë tepër vonë.
Filmi ndjek betejën e vitit 1597 në Mjeongriang gjatë pushtimit Japonez të Koresë. Admirali i jashtëzakonshëm Ji Sun shin me një flotë prej 12 anijesh duhet t'i bëjë ballë flotës së frikshme japoneze prej 133 anijesh luftarake. A do mund t'i mbijetojë kësaj beteje Admirali apo do ta fitojë atë kundër të gjitha gjasave?
Një kapiten nëndetëseje bashkohet me ish punëtorët e tij në kërkim të një nëndetëseje, të përfolur se është e mbushur plot me ar, në thellësitë e Detit të Zi.
Larry (Ben Stiller) përfshin gjithë globin, duke bashkuar personazhe të dashur dhe të rinj në një kërkim epik për të shpëtuar magjinë, përpara se ajo të zhduket përgjithmonë.
Kur një kalorës e aspiron Garethin të shkon në kërkim të një komete e cila ka rënë dhe thuhet që ka ari aty, ati i ndodhe një gjë e pazakonte ai më shumë tronditet kur gjen dragoin. Pasi dragoi i'a shpëton jetën Garethit, të dy lidhen bashke dhe duhet të luftojnë s'bashku për të mposhtur një magjistar të fuqishëm dhe për të ndaluar mbretërinë e tij.
Katnis Everdin është në rrethin e 13-të pasi ajo thyen lojrat gjithmonë. Nën udhëheqjen e Presidentes Koin dhe këshillat e miqve të saj të besuar, Katnis hap krahët e saj siç vetëm ajo di dhe lufton për të ruajtur Pitan dhe inkurajon një komb të tërë të lëvizur përpara. Kjo luftë do përcaktojë fatin e Panemit përgjithmonë.
Një ekip filmik i "National Geographic", merret peng nga një gjahtar i çmendur, i cili i merr ata me vete në kërkimin e tij për të kapur gjarpërin më të madhë vdekjeprurës në botë.
Një shtrigë u jep mësime të rëndësishme personazheve të ndryshëm të përrallave më të famshme nga Vëllezërit Grimm për fëmijë siç janë Kësulëkuqja, Hirushja, Xheku dhe fasulet magjike dhe Rapunzel.
Kapiteni, Kovalski, Riko dhe ushtari bashkojnë forcat me organizatën e fshehtë "Era e Veriut" që të ndalojnë keqbërësin dr. OKtavius Tentakulën për të mos shkatërruar botën që njohim.
Një përrallë klasike zanash e lexuar me mirësi nga një gjysh për nipin e tij të sëmurë, për një princ të keq, një princeshë të bukur, dhe po, disa puthje!
Shishio kërcënon qeverinë e Meiji dhe Japoninë me anijen e tij të hekurt. Në mënyrë që ta ndalojë atë, Kenshini mëson nga mjeshtri i tij teknikën finale të luftimit....
Eksperti i Robotikës Hiro Hamada mëson se si ta përmirësojë zanatin e tij duke i falënderuar vëllait të tij dhe miqëve të tyre. Kur disa ndodhi të papritura i fusin ata në rrugët e Fransokios, Hiro i drejtohet mikut të tij të ngushtë dhe e kthen tërë grupin në heronj, të cilit mundohen ta zgjidhin misterin.
Manolo një djalosh i ri ndahet nga familja e ti për të përmbushur një aventure të cilën ndjek zemrën e ti në tri anët e botës ku përballet me frikën më të madhe...
Pasi Harri fillon vitin e gjashtë në Hoguarts, atij në mënyrë të rastësishme i bie në dorë një libër i vjetër me mbishkrimin "Pronë e Princit-Gjakpërzier". Harri fillon që të hulumtoj se kush mund të jetë Princi Gjakpërzier dhe mëson të vërteta shokuese nga e kaluara e Voldemortit, dhe poashtu mënyrën sesi mund të vritet ai përgjithmonë. Ndërkohë, diçka shokuese do të ndodh në Hoguarts.
Me gjithë ato paralajmërime që Lordi Voldemort po kthehet, Harri dhe Dambëlldori do shënjestrohen nga autoritetet e Ministrisë së Magjisë, teksa një burokrate me autoritet Dolores Umbridxh, do të shpallet drejtoreshë në Hoguarts. Harri dhe miqtë e ti themelojnë "Ushtrinë e Dambëlldorit".
Ndërsa Harri garon kundër kohës dhe së keqes për të shkatërruar Horkrukset, ai zbulon ekzistencën e tre objekteve më të fuqishme në botën e magjistarëve: Dhuratat e Vdekjes.
Harri e gjen veten si një konkurent nën-moshë në një turne të rrezikshëm në mes tre shkollave të magjisë. Ai do të përballet me shumë sfida dhe në fund do të ndeshet me armikun e ti të përbetuar, Lord Voldemortin.