Një ditë një oficer policie gjen një zarf të kuq martese, vetëm për të zbuluar se pronari
është në fakt një fantazmë që kërkon dorën e oficerit për martesë para rimishërimit.
Çfarë do të ndodhë kur një njeri dhe një fantazmë të krijojnë një lidhje të veçantë?
Një polic caktohet që të shoqërojë një kriminel në Japoni, ndërkohë që po përballej me problemet në marrëdhënie, po ashtu dhe me ndryshimin e tij në pamjen fizike.
Një epikë madhështore e fantazisë së lartë lindore që rikrijon luftërat mitike të tej zgjatura midis njerëzve,
të pavdekshmëve dhe përbindëshave, të cilat ndodhën më shumë se tre mijë vjet më parë.
Vëlla e motër fillojnë të kërkojnë më shumë për gjyshin e tyre, një pilot kamikaz i Luftës së Dytë Botërore. Entuziazmi i tyre bie kur zbulojnë se gjyshi ishte njohur botërisht si një frikacak. Por ata këmbëngulin duke marrë vesh se kjo histori nuk ishte kaq e thjeshtë...
Gaspari është një detektiv që punon për çështjen e një masakre masive. Gjatë punës, një informator i jep një pistë për zhdukjen e shoqes së tij të fëmijërisë Kirana, hakmarrja për të cilën bëhet qëllimi i 24 orëve të fundit të jetës së tij...
Një ekipi veprimesh speciale të kryesuar nga pilotë elitarë, i jepet urdhër të testojë avionë të rinj luftarakë. Pas çdo fluturimi provë, ata sfidojnë kufijtë e qiellit dhe të vetvetes.
E thirrur nga një telefonatë e papritur, një grua e moshuar, viziton shtëpinë e fshatit ku kishte jetuar në fëmijëri. Kujtimet për një djalë jetim, që kishte njohur 47 vite më parë, vërshuan në mendjen e saj.
Kinë, gjatë dinastisë Han (206-220 Pas Krishtit), Huo An (Xheki Çan), një zyrtar i burgosur dhe i skllavëruar për një krim të cilin nuk e ka kryer ai, fillon një aleancë të çuditshme me një ushtar romak të quajtur Lucius...
Pas dezertimit nga Koreja e Veriut, Loh Kiwan lufton për të marrë statusin e refugjatit në Belgjikë, ku ndeshet me një grua të dëshpëruar që ka humbur çdo shpresë.
Pasi vritet klienti i një ish të burgosuri që punon si mekanik dhe taksist, atij i duhet të arratiset, sepse fajësohet për vrasjen e klientit, i cili mbante informacion sekret dhe ky informacion kërkohet nga Shërbimi Sekret Kombëtar Korean.
Boksierja Ran Tachibana mëson se motra e saj e dashur është zhdukur. Policia thotë se motra e saj ka vdekur, por ajo nuk mund ta besojë, prandaj nis një hetim dhe futet në botën e krimit.
Një tërmet i fuqishëm shkatërron gjithë Seulin, përveç një ndërtese. Por, kur të gjithë njerëzit e shohin këtë ndërtesë si shpëtimin e tyre, atëherë fillon lufta për mbijetesë.
Ong Bak 3 është vazhdimi i Ong Bak 2. Princi Tien nuk arrin të hakmerret për vrasjen e prindërve të tij nga sundimtari i ri i lig. Ai zhdëpet në dru gati për vdekje, pastaj shpëtohet dhe çohet në fshatarin Kana Khone. Atje ai mësohet të meditojë dhe si të merret me "Karmën" e tij, por shumë shpejt rivali i tij i përhershëm kthehet duke e sfiduar Tienin për një duel final.
Legjendari Ken, i njohur si "Dhelpra Gri" është një urdhërues për vrasjet me pagesë, por që tradhtohet nga organizata e tij. Ken takon Charlin dhe krijon një lidhje të veçantë me të. Para se ai të vdiste, emëron Charlien si "Dhelpra Gri". Një Film aksion, fantazi, ku brenda do të gjeni edhe grimca komedie. Ju ftojmë ta ndiqni në #Filma24.
Pas një tërmeti vdekjeprurës dhe të tmerrshëm, një gjuetar i mbijetuar i patrembur fillon aksionin, për të shpëtuar një adoleshent të rrëmbyer nga një doktor i çmendur.
Gjatë takimit të thjeshtë të njohjes me një vajzë, një oficer i ndershëm i policisë zbulon aksidentalisht ekzistencën e një rrjeti lokal banditësh të përfshirë në pornografi dhe prostitucion.
Fiksimi i zjarrtë i Xhenisit për të imituar Leksin i nxit ato të njihen me yllin e kampusit.
Por sekretet e errëta zbehin linjat midis autenticitetit dhe mashtrimit joshës.
Pushimet e një polici të thjeshtë kthehen në një katrahurë të vërtetë kur ai përfshihet rastësisht në një çështje që ka të bëjë me bastet e jashtëligjshme të drejtuara nga tre vëllezër kriminelë.