Në tokat moçalore dhe të shkreta të Danimarkës ku askush nuk ka arritur kurrë të mbjellë, një kapiten në lirim del luftëtari më i fortë kundra natyrës, edhe pse i duhet të durojë kërcënimet e pasanikëve që ia shtojnë më shumë zellin dhe dëshirën për të bërë realitet ëndrrën e tij.
Në prag të Luftës së Dytë Botërore, përpjekja e një të riu norvegjez për t'i rezistuar nazistëve vendos një kurs të ri për të ardhmen e tij – dhe të ardhmen e vendit të tij.
Historia e Dietrish Bonhoefferit,
një pastor gjerman i cili bashkohet në një komplot për të vrarë Hitlerin
për të ndaluar Holokaustin. Krahas besimit dhe detyrës së tij morale,
ai rrezikon jetën e tij për t'i rezistuar regjimit nazist dhe për të shpëtuar miliona çifutë.
Xhefri Dahmer përballet me jetën e vështirë gjatë viteve të tij të rinisë, gjë që e kthen ngadalë në një psikopat dhe vrasës serial, i cili do të pranohet në rrethin social të njerëzve me të cilët shoqërohet. Histori e bazuar mbi novelën e Dërf Bekdërfit.
Tre pionierë: një infermiere e re, një shkencëtar vizionar dhe një kirurg novator, përballen me kundërshtimin e kishës, shtetit, medias dhe institucioneve mjekësore në aktivitetin e tyre për krijimin e "foshnjës së parë në epruvetë" me emrin Louise Joy Brown.
Dhjetor 1941, Fronti Veriperëndimor. Një kolonë tankesh gjermane po lëviz drejt Moskës. Gjatë një misioni për të ndaluar avancimin e armikut, piloti Nikolai Komlev goditet dhe arrin të ulet në një pyll. Ai është gjallë, por në territor armik. Përpara tij është një provë e pamëshirshme e qëndrueshmërisë së rëndë fizike dhe mendore. Pasi luftoi me urinë dhe të ftohtin ekstrem, duke iu shmangur tufave të ujqërve dhe detashmenteve të ushtarëve nazistë, Komlev i plagosur më në fund kthehet në territor të sigurt. Por atje ai përballet me një sfidë tjetër, më të rëndësishmen nga të gjitha.
Një Donald Trump i ri, i etur për të bërë emrin e tij si djali i dytë i një familjeje të pasur në Nju Jork të viteve 1970, bie nën magjepsjen e avokatit të ashpër Roi Kohn.
Skandali muzikor i viteve ‘80-‘90, Milli Vanilli. Rob Pilatus dhe Fab Morvan pushtojnë listat botërore të muzikës si dyshja pop Milli Vanilli. Megjithatë, fama e tyre shpejt kthehet në turp kur zbulohet se zërat që qëndrojnë pas hiteve të tyre nuk ishin zërat e tyre, por të këngëtarëve të tjerë.
Bazuar në historinë e vërtetë, dy detektivë vrasjesh ndjekin Martha Beck dhe Raymond Martinez Fernandez, një çift vrasës i njohur si "vrasësit e zemrave të vetmuara", të cilët joshin viktimat e tyre përmes njohjeve personale.
Filmi skicon stërvitjen e fuqishme të balerinës, Xhoi Uomak, që i teston asaj, kufijtë e përkushtimit, të vendosmërisë, flijimit dhe mjeshtërisë. Gjithashtu tregon se si ajo nxitet nga pasioni i dashurisë së parë. Uomak, tani 26 vjeç, vazhdon përpara për t’u bërë balerina kryesore në Baletin Universal të Koresë dhe pastaj kthehet në Amerikë, ku kërcen për Baletin e Bostonit. Xhoika është emri, që Uomakut iu dha në Rusi.
Historia e pilotit luftarak irlandez, Brendën Finukan (Pedi), i cili, në moshë shumë të re, vetëm 21 vjeç, u bë Komandanti më i ri ndonjëherë i Krahut në Forcën Ajrore Mbretërore dhe një nga asët e saj më të mirë e më të dëgjuar të fluturimit gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Historia frymëzuese e kampionit botëror të boksit, Vini Pacienca, i cili pas një aksidenti rrugor për pak fatal që mund ta linte të paralizuar, arriti të bënte një nga rikthimet më të pabesueshme në historinë e sportit.
Një histori e vërtetë mbijetese... e deklasifikuar. Lufta epike e një piloti amerikan për mbijetesë pasi u rrëzua në një mision mbi Laos gjatë Luftës së Vietnamit.
I inkurajuar nga miqtë, gruaja dhe mentori i tij, William Wilberforce, një deputet ambicioz britanik i Parlamentit, ndërmerr luftën prej dekadash kundër çështjes së rrezikshme të tregtisë së skllevërve.
Me të mbërritur në Nju Jork në vitin 1889, murgesha italiane Françeska Kabrini përballet me sëmundjet, krimin dhe fëmijët jetimë të emigrantëve italianë. E vendosur për të ndihmuar, ajo nis një mision të guximshëm për të ndihmuar më të rrezikuarit e shoqërisë...