Nik Banister, një hetues privat i mendjes, lundron në botën joshëse të së kaluarës, kur jeta e tij ndryshohet nga klientja e re Mej. Një rast i thjeshtë bëhet obsesion pasi ajo zhduket dhe ai lufton për të mësuar të vërtetën rreth saj.
Pasi meteoriti i tij u rrëzua në Katalonjë, një djalë nga planeti Chiton përfundon duke punuar si kontabilist në një zyrë monotone. Por, kjo do të zgjasë aq kohë sa dikush nga planeti i tij ta zbulojë dhe të luftojë për ta rrëmbyer...
Anti-Monitori, homologu i keq i Monitorit, lëshohet në Multiversin DC dhe fillon të shkatërrojë Tokat e ndryshme që e përbëjnë atë. Monitori përpiqet të rekrutojë heronj nga i gjithë Multiverse për të luftuar.
Një grua e re me emrin Sem, e gjen veten të bllokuar në qytetin e Nju Jorkut, gjatë fazave të hershme të një pushtimi nga krijesa aliene me dëgjim ultra të ndjeshëm.
Shumë vite pas mbretërimit të Cezarit, një majmun i ri nis një udhëtim që do ta bëjë të vendosë në dyshim gjithçka që i është mësuar për të kaluarën dhe do të bëjë zgjedhje që do të përcaktojnë një të ardhme për majmunët dhe njerëzit.
Ndërsa mbretëron inteligjenca artificiale, emocionet janë shndërruar në një kërcënim. Për të shpëtuar prej tyre, Gabriela duhet të pastrojë ADN-në e saj duke u zhytur përsëri në jetën e saj të kaluar. Por, atje, ajo gjen një dashuri të madhe, si dhe një parandjenjë të keqe...
Në një të ardhme pas-fundbote, njerëzimi nuk i shikon ngjyrat. 12-vjeçarja, Ana, ka në duar një valixhe, që mbart një ilaç sintetik, i cili i lejon njerëzit të shikojnë ngjyrat përsëri.
Xhin Grej fillon të zhvillojë një forcë të pabesueshme që e kthejnë atë në një Foniks djallëzor. Tani Burri-X do të duhet të vendosë nëse jeta e një anëtari të ekipit është më e rëndësishme se e gjithë njerëzimit.
Zhvillimi i robotikës i bëri atletet para olimpik yjet e rinj të sportit, Maria u ndje e lenë në hije dhe ëndërronte të sfidonte motrën e saj. Për këtë asaj iu desh t'i futej botës së krimit dhe dhunës.
Pasi rrit në fshehtësi një merimangë, 12-vjeçarja Charlotte duhet të përballet me faktet rreth kafshës së saj dhe të luftojë për mbijetesën e familjes së saj, kur krijesa dikur simpatike shndërrohet me shpejtësi në një përbindësh gjigant mishngrënës.
Filmi më i fundit i Monsterverse! Dy titanë të lashtë, Godzilla dhe Kong, përplasen në një betejë epike ndërsa njerëzit zbulojnë origjinën e tyre të ndërthurur dhe lidhjen me misteret e Skull Island.
Kur zbulimi i një objekti të lashtë lëshon një forcë të keqe, Ndjekëzit e rinj të Fantazmave dhe të vjetrit duhet të bashkojnë forcat për të mbrojtur shtëpinë e tyre dhe për të shpëtuar botën nga një epokë e dytë akullnajash.
Një nënë dhe bijë nga Flatbush, që mezi mbijetojnë në një botë me pak oksigjen, duhet të bashkohet për të mbrojtur njëra-tjetrën kur mbërrijnë të huaj duke pretenduar të njohin babanë e zhdukur.
Të armatosur me vetëm një fjalë, Princip, dhe duke luftuar për mbijetesën e të gjithë botës, një protagonist udhëton mes një bote të errët të spiunazhit ndërkombëtat në një mision që do të zbulojë diçka përtej kohës reale.
Pas një grabitjeje të dështuar, dy burra strehohen në një strukturë shkencore, shumë larg zonave të banuara, duke zgjuar pa dashje një përbindësh brenda saj.
Pasi zgjohet në mes të një pylli pa kujtesë, një grua e re vihet nën shënjestër nga disa të huaj misteriozë me një qëllim kaq të paqartë sa kthimi i saj për në shtëpi.
Kasandra Ueb punon në shërbimin e emergjencës në Nju Jork, kur kupton se disa gjëra po ndodhin me të. E detyruar të përballet me zbulimet për të kaluarën e saj, ajo duhet të mbrojë tre vajza të reja nga një kundërshtar misterioz që i ka vënë në shënjestër.
Pas gjashtë muajsh në një mision kërkimor të vetmuar në skajet e sistemit diellor, një astronaut kupton se martesa që la pas mund të ketë mbaruar kur të kthehet në Tokë. I dëshpëruar për të rregulluar gjërat me gruan e tij, atë e ndihmon një krijesë misterioze e fshehur brenda anijes së tij.