Duke u rikthyer në planetin e saj të lindjes, një gjuetare famëkeqe shpërblimesh formon një aleancë të papritur me një ekip të çuditshëm. Së bashku, ata luftojnë banditët e rrezikshëm, për të zbuluar një nga sekretet më misterioze të planetit të Pandorës.
Në një fshat të vogël anglez të shekullit XVI, gruaja e pafajshme e një farkëtari akuzohet padrejtësisht për shtrigëri dhe farkëtarit i duhet të gjejë shtrigën e vërtetë për të shpëtuar gruan.
Për 11-vjeçaren Robin dhe bandën e saj, pylli i paprekur është mbretëria e tyre. Por një ditë, vendi i tyre kërcënohet dhe Robin bashkë me miqtë duhet të sfidojnë lakmitarët.
Anti-Monitori, homologu i keq i Monitorit, lëshohet në Multiversin DC dhe fillon të shkatërrojë Tokat e ndryshme që e përbëjnë atë. Monitori përpiqet të rekrutojë heronj nga i gjithë Multiverse për të luftuar.
Një artiste e re ngec në një pyll të gjerë dhe të përsosur në Irlandën perëndimore, ku pasi gjen strehë, bllokohet së bashku me tre të huaj, duke u përndjekur nga krijesa misterioze çdo natë.
Aventurat e shkrimtarit Njut Skamendër në komunitetin e fshehtë të shtrigave dhe magjistarëve të Nju Jorkut, 70 vite përpara se Herri Poter të lexonte librin e tij në shkollë.
Lili takohet me të atin pas një kohë të gjatë larg nga njëri-tjetri. Të lidhur pas kujtimeve, të dy do të zbulojnë rrethanat misterioze të zhdukjes së nënës së saj.
Klara 12-vjeçare gërvishtet nga një mace misterioze dhe fillon të zhvillojë fuqi të çuditshme, derisa arrin të zbulojë se rrjedh nga një familje shtrigash të egra...
Herkuli, biri i Zeusit, nuk është as njeri e as zot, dhe kjo shkaktoi vuajtje të mëdha. Duke u përballur me dymbëdhjetë legjendat e mundimeve, ai i ktheu kurrizin perëndive dhe për katërmbëdhjetë vjet ai gjeti vetëm beteja të përgjakshme. Në shoqërinë e pesë personave të ngjashëm, u bë një mercenar në shërbim të kujdo që ishte në nevojë...
Pasi me shumë vështirësi i mbijeton vdekjes kur përballet me një Tank “Tiger të Bardhë” misterioz, ushtari i Ushtrisë së kuqe Ivan fiksohet për ta gjetur dhe ta shkatërrojë atë.
Kur zbulimi i një objekti të lashtë lëshon një forcë të keqe, Ndjekëzit e rinj të Fantazmave dhe të vjetrit duhet të bashkojnë forcat për të mbrojtur shtëpinë e tyre dhe për të shpëtuar botën nga një epokë e dytë akullnajash.
Kur zbulimi i një objekti të lashtë lëshon një forcë të keqe, Ghostbusters të rinj dhe të vjetër duhet të bashkojnë forcat për të mbrojtur shtëpinë e tyre dhe për të shpëtuar botën nga një epokë e dytë akullnajash.
Një medium spiritualist mban një seance për një shkrimtar që vuan nga bllokimi, por aksidentalisht thërret shpirtin e gruas së tij të parë të ndjerë e cila çon në një trekëndësh dashurie gjithnjë e më kompleks me gruan e tij aktuale prej pesë vjetësh.
Ndonjëherë, frika jonë më e madhe është të pranojmë, se dikush mund të na dojë sinqerisht për ata që jemi. Nica dhe Rigeli janë gati ta zbulojnë së bashku.
Një epikë madhështore e fantazisë së lartë lindore që rikrijon luftërat mitike të tej zgjatura midis njerëzve,
të pavdekshmëve dhe përbindëshave, të cilat ndodhën më shumë se tre mijë vjet më parë.
Një një qytet të shkretë një gomë makine që ka fuqinë shkatërruese është bërë vrasëse e shum njerzeve , ndërsa një grua misterioze bëhet obsesion i tij.
Diktatori kilian Augusto Pinoshet është një vampir dyqind e pesëdhjetë vjeçar. Tani i lodhur nga jeta e tij, ai dëshiron të vdesë, pas turpërimit dhe krizave familjare që ka shkaktuar.
E thirrur nga një telefonatë e papritur, një grua e moshuar, viziton shtëpinë e fshatit ku kishte jetuar në fëmijëri. Kujtimet për një djalë jetim, që kishte njohur 47 vite më parë, vërshuan në mendjen e saj.
Një vajzë e re pranon të martohet me një princ për të shpëtuar popullin e saj nga mjerimi, por shpejt zbulon se gjithçka ishte një kurth. Ajo hidhet në një shpellë, si ushqim për një dragua dhe për të mbijetuar, duhet të mbështetet vetëm në zgjuarsinë dhe ne vullnetin e vet.
Përballë një armiku të cilit nuk mund t'i bëjnë dot ballë as Odini dhe Asgardi, Thori duhet të nisë udhëtimin e tij më të rrezikshëm dhe personal, i cili do ta ribashkojë me Xhein Fosterin dhe do ta detyrojë të sakrifikojë gjithçka për t'i shpëtuar të gjithë.