Pas arratisjes nga një burg ishullor ku kaloi 14 vjet për shkak se u akuzua padrejtësisht për tradhti ndaj shtetit,
Edmond Dante kthehet si Konti i Monte Kristos për të marrë hak ndaj njerëzve që e tradhtuan.
Një ish ushtar i forcave speciale që është kthyer i vetmuar dhe paranojak që nga shërbimi në Afganistan dhe rekrutohet për tu kujdesur për Aminan dhe vajzën e saj, Norin.
Frymëzuar nga një histori e vërtetë, historia e Bruno Sulakut, një Arsen Lupin i vërtetë i shekullit të 20-të.
Bruno Sulak konsiderohet Arsen Lupini i shekullit të 20-të. Një burrë mbresëlënës, një mik besnik dhe një ikonë e lirisë,
Bruno lë gjurmë në historinë e banditizmit me grabitjet e tij jo të dhunshme të shumë argjendarive dhe supermarketeve. Gjithashtu, arratisjet
e tij të shumta nga burgu, adhurimi dhe koncepti i tij ndaj të ashtuquajturës 'Liri'.
Një çift feston ditëlindjen e djalit në mes të oqeanit, në një udhëtim me jaht. Pasi goditen nga një stuhi e dhunshme që sjell krijesa të uritura nga thellësitë e oqeanit, ata kuptojnë se janë në mes të një apokalipsi dhe detyrohen të luftojnë për mbijetesë...
Një kujdestare burgu në Korsikë, përfshihet krejt padashje në gjë grup mafioz dhe është e detyruar tu bindet në detyrat që i japin, duke rrezikuar veten dhe familjen.
Dy shokë fëmijërie, Dog dhe Mirales që jetojnë në një fshat të vogël, i kalojnë ditët duke u vërdallosur nëpër rrugë. Miralesit i pëlqen të ngacmojë Dogun, por miqësia e tyre vihet në provë kur Dogu njihet me një vajzë dhe dashurohet krejtësisht me të.
Disa minatorë duhet të shoqërojnë poshtë në minierë një profesor për të marrë disa kampione, por gjetja e një varri të lashtë, zgjon nga gjumi shekullor një krijesë gjakatare që ka në plan të shkatërrojë botën.
Kur një bandë hajdutësh shkakton kaos në Paris dhe poshtëron policinë, ministri i Brendshëm kërkon gjak të ri në krye të hetimit: Alia është nga Marseja, me temperament të zjarrtë dhe e pamenaxhueshme, Hugo është parisien, ish-student i shkëlqyer dhe i përpiktë. Me pak fjalë, ata i kanë të gjitha arsyet për ta urryer njëri-tjetrin...
Ndërsa mbretëron inteligjenca artificiale, emocionet janë shndërruar në një kërcënim. Për të shpëtuar prej tyre, Gabriela duhet të pastrojë ADN-në e saj duke u zhytur përsëri në jetën e saj të kaluar. Por, atje, ajo gjen një dashuri të madhe, si dhe një parandjenjë të keqe...
Kur një peshkaqen gjigant shfaqet në Senë, për të shpëtuar Parisin nga një masakër e dhunshme, një shkencëtare detyrohet të përballet me të kaluarën e saj tragjike.
Vrasësi Donald Lavua përballet me një urdhër të pamundur: të eliminojë vëllanë e tij për bosin e mafias Klod Dybua. Detektivët i ofrojnë Lavuasë një rrugëdalje duke e bërë informator dhe atij i duhet të vendosë midis besnikërisë dhe mbijetesës.
Për të parandaluar një shpërthim vdekjeprurës, dy vëllezër, së bashku me një ekip mercenarësh, kanë 24 orë kohë për të transportuar dy kamionë me nitroglicerinë nëpër një shkretëtirë të rrezikshme.
Në mes të një vale të nxehti, shfaqet një re kërcënuese dhe bashkë me të, një shi acid vdekjeprurës. Një familje e ndarë do të duhet të bashkohet për t'i shpëtuar kësaj murtaje që po shkatërron botën.
Eliza, një balerinë shumë premtuese, lëndohet gjatë një shfaqjeje në moshën 26-vjeçare. Edhe pse i është thënë se nuk do të jetë më në gjendje të kërcejë, ajo do të përpiqet të gjejë një drejtim të ri në kërcimin bashkëkohor.
Frymëzuar nga klasiku i Francis Veber i vitit 1976 "The Toy", për njeriun më të pasur në Francë, në dyqanin e lodrave për fëmijën e tij të llastuar Alexandër, duke i thënë atij të zgjidhte lodrën e tij të re. Ai zgjedh Samiun, një punonjës dhe asgjë nuk mund t'i ndryshojë mendjen.
Një grua e re depërton në një bandë pariziane të vitit 1900 për t'u hakmarrë për vdekjen e vëllait të saj. Plani i saj është të vrasë njërin anëtar pas tjetrit derisa të afrohet mjaftueshëm me liderin e grupit, i cili është sa famëkeq, aq edhe misterioz.
Zhyli lufton e vetme për të rritur dy fëmijët në fshat dhe për të mbajtur punën e saj në një hotel parizian. Kur më në fund arrin të lërë një intervistë pune për një pozicion që korrespondon me aspiratat e saj, shpërthen një grevë e përgjithshme, që paralizon transportin. Ekuilibri i brishtë i jetës së saj lëkundet fort, kur do t’i duhet të luftojë kundër fundosjes...
Manon është studente në Paris, në një situatë të pasigurt financiare. Një ditë, e shtyrë nga kurioziteti, ajo shtyn derën e klubit të striptizit “Dëshira ime e vetme” dhe vendos të bëjë një provë për të punuar në të...
Një ish-polic i vendosur të hakmerret për vdekjen e gruas së tij, nuk ka rrugë tjetër veçse ta bëjë këtë, duke bashkuar forcat me vajzën e tij rebele 14-vjeçare.
I vendosur për të marrë hak dhe për të fituar më shumë para nga puna që bën, një djalosh shet në treg të zi parfume që grabit nën hundën e pronarit të tij me ndihmën e kolegëve të punës.