Pasi ndihet nën presion të ketë më shumë përvojë seksuale para se të shkojë në kolegj, Brendi Klark bën një listë gjërash që do t'i përmbushë para se të shkojë në vjeshtë në kampus.
Pas vdekjes së babait të tyre, dy vëllezër të ndarë për shkak të një marrëdhënieje konfliktuale mes tyre, takohen në funeralin e tij dhe është mundësia e përsosur që të përballen me demonët e së kaluarës.
Është ëndrra e jetës së tyre, nëse ata ia dalin mbanë, jeta e tyre do jetë përrallore. Pesë hajdutë në kulmin e karrierës së tyre dhe kolegët e tyre po planifikojnë mashtrimin më të madh. Popi ka muskujt dhe mendjen, Pepsi është çelësi i tyre për kasafortat, Jenikalli ngjitet nëpër mure, Zampano është njeriu i strategjive dhe Çeuingumi është mbreti i maskimit. Kush mund t'i rezistojë "Lotit të djallit", një diamant 318 karatësh dhe me vlerë 20.000.000$? Por brenda grupi ka edhe një tradhtar që mundohet të mashtrojë shokët.
Caroline, një dizajnuese e brendshme beqare, zhvendoset në atë që duket si apartamenti i përsosur vetëm për t'u zgjuar çdo natë nga fqinji i saj, 'mur-goditësi,' duke shkaktuar një lidhje të papritur, plot tension.
Brenda librit të tij, Haroldi aventurier mund të sjellë çdo gjë në jetë thjesht duke e vizatuar. Pasi rritet dhe tërhiqet nga faqet e librit dhe në botën fizike, Haroldi zbulon se ka shumë për të mësuar rreth jetës reale.
Një objekt i lashtë e i çmuar kinez është vjedhur nga një arkeolog i keq, i quajtur Dekster. Me ndihmën e miqve të tij lemingë, Normi duhet të mbajë fjalën dhe të bëjë një udhëtim plot aventura nëpwr botë, që ky objekt t’i kthehet Kinës.
Dolf Springeri zgjohet një mëngjes dhe kupton se ka humbur dashurinë e jetës së tij, qenin e tij, Polin. Gjatë përpjekjes së tij për të rikthyer Polin (dhe jetën e tij, Dolfi ndryshon rrënjësisht jetën e të tjerëve, duke rrezikuar mendjen e tij gjatë gjithë kohës.
Në muajin e fundit të pushimeve verore, një 13 vjeçar aziatik, mëson ato që familja s'mund t'ia mësojë dot. Si të patinojë me skateboard, si të flirtojë dhe si të respektojë e të dojë mamanë e tij.
Kur një sipërmarrës vendos të ndërtojë një kompleks shtëpish në Polin e Veriut, ariu Normi dhe tre shokët e tij nisen në Nju Jork në përpjekje për të ndaluar këtë projekt dhe për të shpëtuar tokën e tyre, Arktikun.
Tri histori. Robert Fletcher duhet të realizojë qëllimin e shefit të tij, ky i fundit drejton gjithë jetën e tij. Një punonjës policie dyshon se gruan e tij, Liz e ka zëvendësuar një tjetër person. Emily është në kërkim të një njeriu që ka parë në ëndrrat e natës.
Në një të ardhme të afërt, Necropolisi është një qytet i mbipopulluar nga zombi të quajtur si "Të gjallët e dëmtuar" dhe tri shokë të ngushtë përpiqen të përfitojnë nga kjo gjendje kaotike për të fituar sa më shumë para.
Duke u rikthyer në planetin e saj të lindjes, një gjuetare famëkeqe shpërblimesh formon një aleancë të papritur me një ekip të çuditshëm. Së bashku, ata luftojnë banditët e rrezikshëm, për të zbuluar një nga sekretet më misterioze të planetit të Pandorës.
Një grup grabitësish të pathyeshëm të drejtuar nga Chang Bojun, në mënyrë të fshehtë kryejnë një vjedhje prej 1 miliard juanë natën e Vitit të Ri. Papritur, ata u ndeshën me një bandë grabitëse, dhe ish e dashura e Chang u përfshi aksidentalisht në këtë çështje.
Majk, një punëtor i thjeshtë ndërtimi, futet në botën e rrezikshme të super spiunëve dhe agjentëve sekretë, kur e dashura e shkollës së mesme, e rekruton për një mision të inteligjencës amerikane.
Në të ardhmen e afërt, një 'Lotari e Madhe' është krijuar në Kaliforni.
Si luhet? Vritni fituesin para perëndimit të diellit për të
kërkuar ligjërisht xhekpotin e tyre miliarda dollarësh.
Vazhdim i filmit të parë që tregon Rajlin teksa hyn në pubertet dhe përjeton emocione të reja më të ndërlikuara. Ndërkohë që Rajli mundohet të përshtatet me vitet e adoleshencës, emocionet e saj të vjetra mundohen të përshtaten me mundësinë e zëvendësimit të tyre.
Reklamuesja Kelli Jones i prish punë drejtorit të lëshimit të anijes kozmike, Kol Davisit.
Kur Shtëpia e Bardhë mendon se misioni i rëndësishëm do dështojë, fillon numërimi mbrapsht.
Rori dhe Kobi nuk kanë gjasa të jenë partnerë për një grabitje. Megjithatë, kur grabitja shkon keq, ata bashkohen për t’i shpëtuar policisë, burokratëve të korruptuar dhe një kryetari bande që kërkon hakmarrje...
Gru, Lusi, Margo, Edit dhe Agnesi mirëpresin një anëtar të ri në familje, Gru Jr,
i cili synon të mundojë babanë e tij. Gru përballet me një armik të ri, Maksim Le Malin
dhe të dashurën e tij Valentinën dhe familja detyrohet të arratiset.