E shkuara e një ish oficeri xhandarmërie bëhet shkak i rrezikimit të jetës së tij dhe gruas së tij shtatzënë, e cila mbahet peng derisa të bashkëpunojë me pengmarrësit që punojnë për agjenturat e fshehta.
H-ja, një personazh i ftohtë dhe misterioz punon në një kompani kamionësh përgjegjës për transportimin e qindra miliona dollarëve rreth Los Anxhelosit çdo javë.
Dy spiunë rebelë shkëputen nga çdo lidhje me rrjetin e spiunëve, martohen dhe më pas sulmohen në një nga kabinat e tyre të largëta nga agjensi të ndryshme inteligjence që kërkojnë një USB të vjedhur.
Një histori e ndaluar dashurie do të shërbejë si fitili që ndez një luftë të pamëshirshme mes dy familjesh. Implikimi i një vajze të re me një kriminel të moshuar i cili fshihet pas petkut të biznesit medoemos do të ketë një cmim për tu paguar. Pasi bie në dashuri me një djalë të ri, xhelozia e sëmurë do e shtyjë “biznesmenin” të përdorë gjithë fuqinë e tij për të ndaluar çiftin.
Një polic i padisiplinuar transferohet në një qytet tjetër. Shumë shpejt ai fillon një luftë kundër bandës së tmerrshme të qytetit, e cila ka arritur të marrë kontrollin e të gjithë qytetit.
Një varg grabitjesh të dhunshme në Veriperëndim e çojnë agjentin veteran të FBI-së Terry Husk në një grup supremacist të bardhë që planifikon të rrëzojë qeverinë federale.
Një arkëtar me para të gatshme që punon në një bankë, fillon një skemë investimi të rrezikshme dhe së shpejti tërhiqet në botën e errët të pastrimit të parave.
Kur një ekip pastrimi i skenave të krimit zbulojnë një valixhe plot me para, ata pa dashje dërgohen në një betejë me një shef krimi të pa mëshirshëm dhe të korruptuar, mafioz, vrasës me pagesë dhe agjentë të korruptuar të qeverisë që janë të vendosur ta marrin përsëri atë.
Kur mbesa e tij i lutet atij për ndihmë për një marrëveshje të rrezikshme, ish-zoti i drogës Ferry Bouman e gjen veten duke u kthyer atje ku filloi gjithçka: Camping Zonnedauw.
Një ish marinsi i larguar nga SEAL i jepet një detyrë e re: Të mbrojë fëmijët Plamer nga armiqtë e babait të tyre të vdekur, një shkencëtar i qeverisë eksperimenti top-sekret i të cilit ndodhet ende në shtëpinë e tyre.
Ngjarjet ndodhin gjatë një stuhie, ku dy vëllezër kriminelë në arrati kërkojnë të fshihen në një shtëpi fshati të fshehtë. Pasi i marrin peng banorët nisin të zbulojnë se aty ka sekrete të errëta që fshihen.
I vendosur për të kapur shefin e padukshëm të bandës më të madhe të drogës në Azi, një agjent policie bëhet aleat me një anëtar të saj, i cili është i etur për hakmarrje.
Në Vigjilje të Krishtlindjes, një oficer sigurie në aeroport duhet të përballet me një prej çasteve më të tmerrshme të jetës, në të cilin rrezikohet jeta e tij dhe mijëra njerëzve prej një sulmi të planifikuar me detaje nga profesionistë të vërtetë.
Adam Lang, është një ish- kryeministër britanik dhe gjen strehë në një ishull në bregun lindor të SHBA gjatë një dimri, ku ai shkroi autobiografinë e tij. Kur këshilltari i tij vdes, një shkrimtar i dërgohet në ishull për ta ndihmuar atë për të përfunduar librin e tij.Shkrimtari “Anonim” hyn në një botë ku asgjë nuk është ashtu si duket dhe përfshihet në vorbullën e intrigave seksuale, politike dhe letrare.
Karta e bejsbollit të Xhimit është vjedhur. Duke qenë shpresa e tij e vetme për të paguar dasmën e së bijës,ai vihet pas hajdutëve me ndihmën e kolegut të tij, Paul.
Në shkretëtirën e pabesë përgjatë kufirit Kolumbi-Venezuelë, kontrabandistët e benzinës, të njohur si "pimpinero" rrezikojnë jetën e tyre duke transportuar karburant ilegal nëpër peizazhin e ashpër dhe mes rivalitetit të egër.
Në momentin e tij më të vështirë, Uilli, gjendet përpara një mundësie të re për të punuar me një mik të vjetër, Markusin. Duke lënë mënjanë mllefin e vjetër, së bashku me të e me mamanë e tij, planifikojnë të rrëmbejnë paratë e mbledhura në qendrën "Qyteti dhuron". Por ky plan s'do të shkojë ashtu siç duan.
Një mashtrues i mjerë dhe ortaku i tij hiqen si Babagjyshi dhe Ndihmësi i tij i vogël me qëllim që të vjedhin qendra tregtare në mbrëmjen e Krishtlindjeve. Por ata hasin telashe kur mashtruesi miqësohet me një fëmijë me probleme dhe shefi i sigurisë zbulon planin dashakeqës.
Një vit pasi Kevinin e harruan në shtëpi dhe iu desh të përballej me dy hajdutë, aksidentalisht ai e gjen veten në qytetin e Nju Jorkut dhe takon disa “fytyra të njohura”.
Një shërbim i thjeshtë në jurinë e një procesi gjyqësor, kthehet në një makth të vërtetë për njërin prej anëtarëve të jurisë, sepse është i vetmi që di sekretin e krimit të kryer në një natë Tetori me shi.
Bastiano Tansu, shurdh-memec që në lindje, i keqtrajtuar dhe i margjinalizuar që në fëmijëri, pas vrasjes së vëllait të tij, lidhet me njërin nga dy drejtuesit e familjeve në gjakmarrje. Ai i vë në shërbim tërbimin dhe shënjestrën e pagabueshme, duke u bërë një vrasës i frikshëm.