Kur studenti Xheik Lo bëhet dëshmitar i një vrasjeje, e gjen veten ndërmjet dy bosash droge. Atë e tradhtojnë dhe i ngrenë kurth agjentët e policisë që e mbronin dhe i vetmi person që mund të ketë besim është Rajani, një polic në Çikago. Për të pastruar emrin e tij Xheik bie dakord të ndihmojë Rajanin për të mposhtur bosat e drogës.
Në vitin 2006, një grup hajdutësh kryen atë që konsiderohet
si një nga vjedhjet më të famshme dhe më të zgjuara të bankave në historinë e Argjentinës.
Se si ata plaçkitën bankën Rio, është po aq befasuese sa ajo që ndodhi më pas. Kjo është historia e tyre.
Vazhdojnë telashet me të riun Chan Lok-kwun ndërsa aksidentalisht ai hyn në qytetin e rrethuar me mure, zbulon rendin në mes të kaosit të tij dhe gjatë rrugës mëson mësime të rëndësishme të jetës.
Një grup praktikantësh të FBI-së dërgohen në një ishull të largët për trajnimin e simulimit. Pasi mbërrijnë atje, ata kuptojnë se ndodhen në shënjestrën e një vrasësi serial, i cili mund të jetë dikush mes tyre.
Historia e filmit shpaloset në vitet 1990 në Ukrainë. Protagonisti - një bandit me nofkën Rinoceront - vihet nën kontrollin e botës kriminale ukrainase në vitet 1990 dhe nis rrugën e tij të përgjakshme, e cila nuk e çon aty ku priste.
Dy vëllezër (një polic, tjetri ekspert i arteve marciale) me pikëpamje të ndryshme politike, bashkojnë forcat për t'u hakmarrë për vdekjen e babait të tyre, një agjent në pension, i vrarë nga mafia.
Një detektive detyrohet të përballet me fantazmat e së kaluarës së saj ndërsa heton një rast misterioz të vrasjes serike përgjatë kufirit Indonezi-Malajzi.
Një terrorist famëkeq ka shmangur kapjen për një kohë të gjatë duke u treguar jashtëzakonisht i zgjuar dhe i pamëshirshëm. Gjërat bëhen interesante kur ai rrëmben një avion që po transporton ekspertin e famshëm të sigurisë Xhon Katër, i cili nuk është i gatshëm ta tolerojë një gjë të tillë.
Në Hollivudin e viteve 1980, ylli i filmave për të rritur dhe aktorja aspirante Maksine Minks më në fund merr pushimin e saj të madh. Megjithatë, ndërsa një vrasës misterioz ndjek yjet e Los Anxhelosit, një gjurmë gjaku kërcënon të zbulojë të kaluarën e saj të keqe.
Kur një grabitje e thjeshtë bizhuterish shkon tmerrësisht keq,
kriminelët e mbijetuar fillojnë të dyshojnë se njëri prej tyre është një informator policie.
Kaya dhe Tessa ndërmarrin një aventurë në Bahamas, por pas aksidentit, ato duhe edhe të shpëtojnë nga kthetrat e një peshkatari që i nxjerr nga deti me një qëllim.
Nuk ka zgjedhje tjetër, përveç se të futet, ose të dali nga linja: Kur një polic i Nju Jorkut vendos të vjedhë për hakmarrje trenin e parave me tarifa të metrosë, vëllai i tij kujdestar, po ashtu polic... përpiqet ta mbrojë atë.
Këtu do të shikoni, torturat dhe abuzimet e papërshkrueshme të kryera ndaj një vajze adoleshente nën kujdesin e tezes së saj dhe djemve që janë dëshmitarë dhe nuk denoncojnë krimin.
Një tren i nisur për në Nju Delhi shndërrohet në fushëbetejë të përgjakur ndërsa dy ushtarë të forcave komando përballen me një bandë kriminelësh që po vjedhin dhe po masakrojnë udhëtarët...
Nik Uells, një hapës profesionist i kasafortave, i cili është në prag të heqjes dorë nga ky biznes, detyrohet nga partneri i tij Maksi, të kryejë një vjedhje të fundit. Objekti është një spektër i çmuar francez dhe puna, kësaj here, mbart më shumë rreziqe.
Një baba i vetmuar i shtypur që rrit vajzën e tij në rrethana të vështira në Çikago, duhet ti futet botës se krimit ku vajza e ti 10-vjeçare pa pritur do kujdeset për një qen, i përdorur për përleshje të jashteligjshme.
Titrat u rregulluan!Detektivi Ma Seok-do bëhet pjesë e një grupi hetimi të krimeve kibernetike, me synimin për të arrestuar Baek Chang-ki, një ish-mercenar dhe drejtuesin e një rrjeti kazinosh.
Axel Foley rikthehet në Beverly Hills pasi jeta e vajzës së tij kërcënohet. Punon me miqtë e vjetër John Taggart dhe Billy Rosewood për të zbuluar një komplot.