Pas një takimi të rastësishëm, Kethi kokëfortë tërhiqet nga Beni,
anëtar i klubit të motoçikletave Vandalët, Midwestern.
Ndërsa klubi shndërrohet në një kaos të rrezikshëm dhune,
Beni duhet të zgjedhë midis Kethit dhe besnikërisë së tij ndaj klubit.
Një burrë në depresion planifikon të vrasë veten, por planet e tij ndryshojnë papritur kur dikush e merr për vrasës me pagesë. I dëshpëruar për të fituar pak respekt, ai vendos të luajë rolin e një vrasësi...
Bazuar në ngjarje të vërteta. Një shef policie dhe një detektiv bashkojnë forcat me një agjent të FBI-së për të gjetur vrasësin serial që la mbetje skeletore në shkretëtirën e Nju Meksikos. Një rrjet i ngatërruar intrigash hedh dyshime në të gjitha drejtimet...
Pesë kolege pune nisen në një udhëtim në pyje, por vetëm katër prej tyre kthehen, secila duke treguar një histori të ndryshme. Detektivi Aron Falk duhet të zbulojë se çfarë ka ndodhur në të vërtetë, ndërkohë që policia përpiqet të gjejë gruan e humbur...
Në këtë dokumentar krimi të vërtetë, një rebel tërheqës në Seattle-in e viteve 1990 realizon një varg të paprecedentë grabitje bankash direkt nga filmat.
Anxhela dhe Xhesi janë shoqe të ngushta që synojnë të bëjnë një udhëtim në plazh, por kur shoku i dhomës i humbet të gjitha paratë e qirasë në një mashtrim droge, vajzat përfundojnë në situata të çuditshme për t'i rifituar ato.
Majkëlli, një psikik, vepron si ndërmjetës midis të gjallëve dhe të vdekurve. Kur papritmas merret peng, ai dinakërisht vendos ta përdorë gjendjen për t’i rregulluar punë vetes.
Bazuar në historinë e vërtetë, dy detektivë vrasjesh ndjekin Martha Beck dhe Raymond Martinez Fernandez, një çift vrasës i njohur si "vrasësit e zemrave të vetmuara", të cilët joshin viktimat e tyre përmes njohjeve personale.
Goni është një djalosh në qytet korean me një oreks të madh për lojërat e fatit. Ai vë bast gjithë kursimet e tij në një loje huatu dhe i humb të gjitha për shkak të një loje me hile.
I vendosur për t'u hakmarrë, Goni është i vendosur të gjeje djalin që e ka mashtruar dhe i ka fituar paratë e tij.
Historia ndjek ambiciet e dy të rinjve të uritur për pasuri të shpejtë. Megjithatë, rruga e tyre merr një kthesë të pabesë, ndërsa ata futen në botën e prodhimit të paligjshëm të fentanilit - një drogë e rrezikshme me pasoja të gjera.
Me një kitarë në dorë dhe një çmim në kokë, ai nuk po kërkonte telashe. Por telashet e kërkojnë atë. El Mariachi thjesht dëshiron të luajë kitarën e tij dhe të vazhdojë traditën e familjes. Fatkeqësisht, qyteti ku ai përpiqet të gjejë punë ka një vizitor tjetër, një vrasës që mban armët e tij në një kuti kitare.
Një profesor i shtirur si një hitmen i llojeve për departamentin e policisë në qytetin e tij, zbarkon në territore të rrezikshme, të dyshimta kur gjen veten e tij të tërhequr ndaj një vajze që ndihmon me shërbimet e tij.
Një ish-kampion i motocross-it dhe veteran i ushtrisë, tani po kujdeset për vëllanë e tij më të vogël. Ai pranon të bëjë një punë të fundit të mistershme, por kjo do ta përballë me të kaluarën së cilës po përpiqej aq shumë t’i largohej...
Në vitin 2009, dy aventurierë Norvegjez akuzohen për vrasjen e shoferit të tyre ndërsa përpiqeshin të kalonin në Kongon lindore. Prej dy burrave të arrestuar, tensionet politike dhe diplomatike kapin kulmet.
Një baba i papunë detyrohet të punojë për të rrimarë shtëpinë që ka kaluar në pronësi të bankës nga mos pagimi i kredisë.
Personi për të cilin do punojë është ndërmjetësi që e dëboi nga shtëpia.
Një polic nga Hong Kongu dhe dy polic amerikanë ndjekin një punëtor të dyshuar porti dhe bashkëpunojnë për të zbuluar se i dyshuari është një dëshmitar që arratiset nga CIA dhe nga policët e korruptuar....
Kur një familje zhduket papritmasi nga qyteti i Shejfërit, në Dakotën Veriore, dyshimi bie tek një fermer sociopath. I bazuar në historinë e vërtetë të çështjes së të famshmit Çarls Bannon në 1931.
Një masakër në Penang , i shtyn dy inspektorë të policisë drejt një ish-polici i cili kërcënon me jetë jo vetëm ata vetë, por edhe familjarët e tyre...