Një shërbim i thjeshtë në jurinë e një procesi gjyqësor, kthehet në një makth të vërtetë për njërin prej anëtarëve të jurisë, sepse është i vetmi që di sekretin e krimit të kryer në një natë Tetori me shi.
Në prag të një turneu të ri pas një viti shkëputje, një këngëtare e famshme e popit, fillon të përjetojë sekuenca të tmerrshme dhe të pashpjegueshme. E trembur dhe e lodhur prej trysnisë së famës së saj, i duhet të mendojë për të marrë në dorë kontrollin ndaj vetes dhe për të shpëtuar nga halucinacionet që po e përndjekin çdo çast.
Michael është një avokat i fuqishëm dhe Jamali është një djalosh i ri i nevrikosur sepse u burgos pas vitesh të tëra abuzimi nga sistemi i kujdesjes për jetimët. Bashkë do duhet ti hedhin mënjanë ndryshimet që kanë në mënyrë që të ekspozojnë sistemin dhe të vendosin drejtësi.
Kur një forcë e mistershme fillon të prishë verën e tyre të paharrueshme,
Noa dhe miqtë e tij bashkohen me një detektiv të policisë në pension për t'u
nisur në një aventurë të frikshme për të shpëtuar ishullin e tyre.
I ftuar në ish shtëpinë e tij, babai i një djali të vdekur fillon të dyshojë se ish gruaja e tij dhe i dashuri i saj kanë plane djallëzore për mysafirët, por askush nuk e beson deri në çastet e fundit.
Një shkrimtar kthehet në qytetin e tij të lindjes, Jerusalem Lot, për të kërkuar frymëzim për librin e tij të ri,
por zbulon se banorët e qytetit po sulmohen nga një vampir i etur për gjak.
Gjatë Luftës së Ftohtë, një spiune ruse, bie papritur në dashuri me politikanin të cilit po i vidhte sekrete shtetërore. Një film në dy kohë. Një e tashme, që zgjidh misteret e së shkuarës.
Historia e një shqiptari, babai i të cilit u vra nga serbët dhe hakmarrja e tij e vonuar. Suzana, një infermiere e përfshirë papritmas në një vrasje masive, merret në pyetje.
Dy vëllezër binjakë, e gjejnë veten në një trekëndësh të rrezikshëm dashurie, në një ishull të izoluar grek. Hetimi i jepet "Njeriut Xheloz," një detektivi të lënduar.
Ndërkohë që Birdie dhe Alden Case vazhdojnë të studiojnë për hetues privatë, aftësitë e tyre vihen në provë për zgjidhjen e vrasjes se një personazhi të njohur që mendohet se dinte të fshehtën mbi misterin e një vrasësi serial.
Një ushtar i forcave speciale që ka hequr dorë nga vendi i tij, feja dhe madje shpresa, duhet të kthehet në fushën e betejës për të gjurmuar mbesën e tij, një gazetare, e kapur në mes të një operacioni të paligjshëm kontraktimi privat që shkoi keq.
Një burrë i quajtur shef marionetë gjeneron të ardhura nga emri i tij,
papritur i duhet të jetojë si një njeri i vdekur pas disa akuzave të rreme për përvetësimin e 100 miliardë dollarëve.
Kur miliarderi i teknologjisë Slejter King takon kamerieren Frida në mbrëmjen e tij gala, e fton që t'i bashkohet atij dhe miqve për pushime ëndrrash në ishullin e tij privat. Netët e egra shpejt mbulohen nga ditë në dukje të qeta, por kur fillojnë të ndodhin gjëra të çuditshme, Frida duhet të zbulojë të vërtetën dhe të shpresojë të dalë e gjallë prej andej...
Dy udhëtarë, përshkruajnë një rrugë të gjatë përmes Amerikës, për të arritur në kabinën e tyre. Ato, që në pamjen e parë duken si pushime normale, vijnë dhe errësohen, ndërkohë që sekretet e tyre dalin në shesh dhe fusin këdo, në një botë të errët.
Familja e Kërtisit është zgjedhur për të testuar një pajisje të re në shtëpi:
një asistente digjitale të quajtur AJA. AJA mëson sjelljet e familjes dhe fillon të parashikojë nevojat e tyre.
Dhe ajo do të sigurohet që asgjë dhe askush të mos e pengojë familjen e saj.
Një mësuese filloreje bëhet dëshmitare e vrasjes së radhës nga një vrasës serial që përndjek vetëm femrat. Ajo arrin t'i shpëtojë në çastin e fundit, por goditja që merr në kokë, e bën të paaftë të identifikojë vrasësin, kështu që, i duhet të kalojë një sërë peripecish para se ta kuptojë përfundimisht kush është ai.
Dolf Springeri zgjohet një mëngjes dhe kupton se ka humbur dashurinë e jetës së tij, qenin e tij, Polin. Gjatë përpjekjes së tij për të rikthyer Polin (dhe jetën e tij, Dolfi ndryshon rrënjësisht jetën e të tjerëve, duke rrezikuar mendjen e tij gjatë gjithë kohës.