E shkuara e një ish oficeri xhandarmërie bëhet shkak i rrezikimit të jetës së tij dhe gruas së tij shtatzënë, e cila mbahet peng derisa të bashkëpunojë me pengmarrësit që punojnë për agjenturat e fshehta.
15-të vjet pasi u zhdukën nga CIA për të krijuar familje, spiunët elitë Met dhe Emili hidhen përsëri në botën e spiunazhit, kur identiteti i tyre zbulohet...
Shqetësimi i Gromit se Wallace është bërë tepër i varur nga shpikjet e tij rezulton i justifikuar, kur Wallace shpik një gnome të zgjuar që duket se zhvillon një mendje të vetën.
Në prag të Luftës së Dytë Botërore, përpjekja e një të riu norvegjez për t'i rezistuar nazistëve vendos një kurs të ri për të ardhmen e tij – dhe të ardhmen e vendit të tij.
Gjatë Luftës së Dytë Botërore, 855 gra iu bashkuan luftës për të zgjidhur grumbullimin tre vjeçar të postës së pa-dërguar. Duke u përballur me diskriminimin dhe një vend të shkatërruar nga lufta, ato arritën të shpërndanin më shumë se 17 milionë dërgesa poste para kohës së caktuar.
Kur mbesa e tij i lutet atij për ndihmë për një marrëveshje të rrezikshme, ish-zoti i drogës Ferry Bouman e gjen veten duke u kthyer atje ku filloi gjithçka: Camping Zonnedauw.
Në Vigjilje të Krishtlindjes, një oficer sigurie në aeroport duhet të përballet me një prej çasteve më të tmerrshme të jetës, në të cilin rrezikohet jeta e tij dhe mijëra njerëzve prej një sulmi të planifikuar me detaje nga profesionistë të vërtetë.
Ndërsa thashethemet për kthimin e Jinx përhapen, Ambessa ndjek objektivin e saj me entuziazëm të përtërirë. Jinx dhe Sevika shkojnë fshehurazi në barkun e bishës.
Patri është një nënë e fortë që lufton për t’u afruar me djalin e saj adoleshent, i cili ka vendosur të jetojë me të atin. Në përpjekje për të provuar se është e lezetshme dhe për ta mbajtur djalin nën çatinë e saj, ajo shkon me të dhe miqtë e tij në një kamping, ku situatat shpesh i rrëshqasin nga duart...
Meri, vajza e ardhur nga një lutje, përbuzet nga shoqëria pas ngjizjes së saj të mrekullueshme.
Ndërsa pranon rolin e saj si nënë e një fëmije hyjnor, mbreti Herod,
nga frika e një profecie për një mbret të ri, urdhëron masakrën e foshnjave meshkuj.
Meri detyrohet të largohet me të porsalindurin e saj për t'i shpëtuar ndjekjes së tij vrastare.
A do ia dalë ajo të përmbushë profecinë?
Në Italinë e 1946, nënat e Jugut dërgojnë fëmijët e tyre në Veri për të kaluar disa muaj pushime, por ca prej tyre vendosin të mos kthehen më, sepse atje janë larg mjerimeve e sëmundjeve që u vështirësojnë jetën.
Një stuhi e fortë dëbore në Vigjilje të Krishtlindjes, përmbys planet e gjithë banorëve të një qyteti të vogël dhe shkakton shumë telashe që mund të zgjidhen vetëm nga djaloshi simpatik me kostum të kuq, i cili udhëton vetëm me një dre.
Tre pionierë: një infermiere e re, një shkencëtar vizionar dhe një kirurg novator, përballen me kundërshtimin e kishës, shtetit, medias dhe institucioneve mjekësore në aktivitetin e tyre për krijimin e "foshnjës së parë në epruvetë" me emrin Louise Joy Brown.
Një avokate e nënvlerësuar që punon për një firmë të madhe ligjore, e cila e ka interesin më të madh për të nxjerrë kriminelët nga burgu sesa për t'i sjellë ata para drejtësisë, punësohet nga drejtuesi i një organizate kriminale.
Një djalë i ri miqësohet me fantazmën e një vajze të viteve 1920 që qëndron në shtëpinë e tij të re, duke krijuar një lidhje të fortë por të thellë pavarsisht dekadave.