Për të shpëtuar jetimoren e tyre, një kujdestar dhe fëmijët e tij bashkëpunojnë me një kapiten varke të vjetër për një shans për të fituar një konkurs fitimprurës peshkimi.
Një vajzë e re pranon të martohet me një princ për të shpëtuar popullin e saj nga mjerimi, por shpejt zbulon se gjithçka ishte një kurth. Ajo hidhet në një shpellë, si ushqim për një dragua dhe për të mbijetuar, duhet të mbështetet vetëm në zgjuarsinë dhe ne vullnetin e vet.
Pas dezertimit nga Koreja e Veriut, Loh Kiwan lufton për të marrë statusin e refugjatit në Belgjikë, ku ndeshet me një grua të dëshpëruar që ka humbur çdo shpresë.
Kur shfaqet një mundësi e artë për të rritur të ardhurat e një qyteti të harruar peshkatarësh, banorët e tij vendosin të mashtrojnë për të arritur qëllimin e tyre.
Pas gjashtë muajsh në një mision kërkimor të vetmuar në skajet e sistemit diellor, një astronaut kupton se martesa që la pas mund të ketë mbaruar kur të kthehet në Tokë. I dëshpëruar për të rregulluar gjërat me gruan e tij, atë e ndihmon një krijesë misterioze e fshehur brenda anijes së tij.
Pas një aksidenti, Tomi zgjohet nga koma dhe zbulon që pjesë nga celulari i tij i kanë ngelur në kokë. Dhe më e keqja, ai nuk mund t'i kthehet jetës normale adoleshente sepse ka zhvilluar një grup superfuqish të çuditshme.
Në një qytet ku njerëzit me fuqi të veçanta janë të kontrolluar nga policia dhe të shtypur, një ish-kriminel duhet t'i drejtohet një bosi droge që e përçmon, për të mbrojtur një adoleshente nga një polic i korruptuar.
Friga, e cila përpiqet të balancojë punën e saj të rrezikshme si menaxhere sigurie në minierën e Kirunavarës me jetën e saj familjare, duhet të luftojë për jetën e saj dhe të njerëzve të dashur kur qyteti fillon të shembet në minierë.
Një avokate e mbrojtjes penale duhet të zgjedhë midis familjes, detyrës dhe dëshirave të saj të rrezikshme, kur merr përsipër çështjen e një artisti të akuzuar për vrasjen e të dashurës së tij.
Pas ngjarjeve të verës, Ares dhe Raquel nuk mund të gjejnë një mënyrë për të vazhduar lidhjen e tyre dhe vendosin të shkojnë në rrugë të ndara. Kur shihen sërish në dimër, dashuria dhe tërheqja që ndjejnë për njëri-tjetrin është e pamohueshme.
Një djalë me një imagjinatë të shfrenuar përballet me frikën e tij në një udhëtim të paharrueshëm gjatë natës me mikun e tij të ri: një krijesë gjigante e të qeshur me emrin Errësira.
Pas një tërmeti vdekjeprurës dhe të tmerrshëm, një gjuetar i mbijetuar i patrembur fillon aksionin, për të shpëtuar një adoleshent të rrëmbyer nga një doktor i çmendur.
Ahana, Neil dhe Imaad janë tre miq në të 20-at e tyre duke u përpjekur të gjejnë kuptim në epokën dixhitale. Ata mbështeten tek njëri-tjetri ndërsa lundrojnë në kompleksitetin e marrëdhënieve dhe zbulimit të vetvetes.
Në një lagje të varfërish që policia i nxjerr me dhunë nga shtëpitë e tyre, një punonjësi i shtëpisë funerale që shpreson të largohet nga lagja, njihet me një adoleshent jetim, i cili do i ndryshojë tërësisht jetën.
Avioni i një ekipi ragbi përplaset në një akullnajë në Ande. Ata pak pasagjerë që i mbijetuan përplasjes e gjejnë veten në një nga mjediset më të vështira në botë për të mbijetuar.