Një histori e ndaluar dashurie do të shërbejë si fitili që ndez një luftë të pamëshirshme mes dy familjesh. Implikimi i një vajze të re me një kriminel të moshuar i cili fshihet pas petkut të biznesit medoemos do të ketë një cmim për tu paguar. Pasi bie në dashuri me një djalë të ri, xhelozia e sëmurë do e shtyjë “biznesmenin” të përdorë gjithë fuqinë e tij për të ndaluar çiftin.
"Rise of OnlyFans" është një dokumentar ndriçues që ofron një eksplorim gjithëpërfshirës të rritjes së paprecedentë dhe ndikimit kulturor të platformës novator, OnlyFans.
Elphaba, një grua e re e keqkuptuar për shkak të lëkurës së saj jeshile dhe Galinda, një vajzë e njohur bëhen mikesha në Universitetin Shiz në Oz. Pas një takimi me magjistarin e mrekullueshëm të Ozit, miqësia e tyre arrin në një udhëkryq.
Soniku dhe miqtë e tij, ribashkohen për të luftuar Hijen, një armik i ri misterioz me fuqi të ndryshme nga çdo gjë me të cilën janë përballur më parë. Me aftësitë e tyre, ata kërkojnë një aleancë të pamundur për të mbrojtur planetin.
I humbur dhe i vetëm, Mufasa i vogël takon një luan të quajtur Taka, i biri i mbretit të vendit ku e ka çuar fati. Takimi i rastësishëm i bën ata shumë të afërt dhe, pa e kuptuar, aventura e përbashkët do të ndryshojë fatet e të gjithë mbretërisë...
Moana niset me mision për të shpëtuar ishullin e fundosur në det nga perëndia Nalo që urrente njerëzit dhe që kishte mallkuar çdo popull që bashkohej me oqeanin. Edhe pse është një aventurë e rrezikshme, arrin gjithçka me ndihmën e miqve të saj.
Mbreti Helm DorëÇekiçi i Rohanit mbron popullin e tij nga një tradhti e udhëhequr nga Ulfi, një djalë
që kërkon hakmarrje për vdekjen e babait të tij. Ulfi sulmon Rohanin, duke detyruar
Helmin dhe popullin e tij të përballen me rrethimin në Hornburg, një fortesë e lashtë. Pas vdekjes së tij, Hera, e bija e Mbretit
merr në kontroll situatën, a do ia dalë ajo të mundë Ulfin dhe të mbajë premtimin që i dha të atit?
Një polic i padisiplinuar transferohet në një qytet tjetër. Shumë shpejt ai fillon një luftë kundër bandës së tmerrshme të qytetit, e cila ka arritur të marrë kontrollin e të gjithë qytetit.
Një kampioni të karatesë, mafia e basteve i rrëmben gruan për t'i marrë milionat e fituara, kështu që, atij i duhet të luftojë krejt i vetëm për ta shpëtuar atë dhe për të shfarosur një bandë të rrezikshme.
Dy të huaj që takohen në një motel të vogël, duhet të përshkojnë bashkë një rrugë të ndërlikuar për të zbuluar një të vërtetë të përbashkët e të hidhur, në të cilën përfshihen dashuria, urrejtja dhe hakmarrja.
Tre persona mblidhen për një "festim të çmendur" të organizuar nga një shkrimtar në vështirësi dhe zonja e tij. Kur energjia fiket gjatë një stuhie, zbulohen të vërtetat më të thella, duke ndryshuar jetën e çdo personi përgjithmonë.
Gjatë Luftës së Dytë Botërore, 855 gra iu bashkuan luftës për të zgjidhur grumbullimin tre vjeçar të postës së pa-dërguar. Duke u përballur me diskriminimin dhe një vend të shkatërruar nga lufta, ato arritën të shpërndanin më shumë se 17 milionë dërgesa poste para kohës së caktuar.
Odiseja më në fund kthehet në Itakë pas 20 vitesh, ku gjen të shoqen që mbahet rob nga burra që duan të bëhen mbretër dhe djalin e tim që rrezikon të vdesë nga duart e tyre. Për ta fituar mbrapsht familjen tij dhe gjithçka që ka humbur Odysseusi do i duhet të rigjejë forcat e tij.
Një varg grabitjesh të dhunshme në Veriperëndim e çojnë agjentin veteran të FBI-së Terry Husk në një grup supremacist të bardhë që planifikon të rrëzojë qeverinë federale.
Marrëdhënia e Noas me Nikun duket e palëkundur, pavarësisht përpjekjeve të prindërve për t'i ndarë. Niku është i gatshëm të forcojë marrëdhënien e tij dhe fillon të punojë për studion ligjore të babait të tij së bashku me një kolege tërheqëse. Noa shkon në universitet, ku ndan një apartament me Brajarin, një vajzë enigmatike që fsheh një sekret të errët pas buzëqeshjes së saj...
Pasi gjeti vajzën e tij të vdekur, David Bryson merr pjesë në një grup vetë-ndihme për të përballuar ankthet e tij. Por kur një grup grash misterioze ofrojnë të ringjallin vajzën e tij, fati i vetë Davidit dhe shpirti i vajzës së tij varet në peshore.
Një ditë në festën e largimit të një kolegu, Anna takon Domenicon, një djalë viral, pak më i madh në moshë, i cili është i martuar me dy fëmijë të vegjël. Flakët e pasionit ndizen me shpejtësi dhe rezultojnë në takime me avull.
Është viti 1944. Në fshatin e Vermilios është duke u fshehur Pietro, një dezertor. Ai dashurohet pas vajzës së mësuesit të zonës, dashuri që do të sjellë pasoja në jetët e familjarëve.
Xhefri Dahmer përballet me jetën e vështirë gjatë viteve të tij të rinisë, gjë që e kthen ngadalë në një psikopat dhe vrasës serial, i cili do të pranohet në rrethin social të njerëzve me të cilët shoqërohet. Histori e bazuar mbi novelën e Dërf Bekdërfit.
Një arkëtar me para të gatshme që punon në një bankë, fillon një skemë investimi të rrezikshme dhe së shpejti tërhiqet në botën e errët të pastrimit të parave.
Duke u përpjekur të lënë jetën e tyre të trazuar pas, vëllezërit binjakë kthehen në qytetin e tyre për të filluar përsëri, vetëm për të zbuluar se një e keqe edhe më e madhe po i pret për t'i mirëpritur.
Mickey Barnes e ka gjetur veten në një rrethanë të jashtëzakonshme të punës për një punëdhënës që kërkon përkushtimin përfundimtar për punën... të vdesë, për të jetuar.