Një dramë e frymëzuar nga jeta e boksierit të peshave të rënda Chuck Wepner, që pati një ndeshje që ndodh vetëm njëherë në jetë me Muhamed Alinë e cila shërbeu si frymëzimi për filmin Rocky (1976).
Jelizi jeton e lumtur me vëllain e saj Ahmet, të cilin e ka shumë të dashur. Kur Ahmet bie në dashuri me një vajzë dhe i propozon asaj, bota e Jelizit shembet. Por ajo është e bindur se mund të prishë lidhjen e tyre, siç ka bërë me të gjitha të dashurat e kaluara të Ahmetit. Me miqtë e saj, Yeliz fillon të komplotojë planet e saj për ta bërë çiftin të ndahet. Një seri aventurash qesharake presin treshen e Jeliz-it, Deniz-it dhe Ahmetit, teksa Ahmeti bën të pamundurën për të mbrojtur të dashurën e tij nga komplotet dredharake të Jeliz-it. Pas “Deliha”, Gupse Özay sërish luan në një film që ajo ka shkruar. Me regji të Kivanç Baruönü, i njohur për "Kocan Kadar Konus" (Faktori i burrit), kasti i filmit përfshin Bugra Gülsoy, Eda Ece, Zeynep Kankode, Danilo Zanna, Özlem Tokarslan, Inci Pars, Dilsah Demir, Özlem Öçalmaz, ndër emra të tjerë surprizë.
Pasi shpërthen një virus zombish në Korenë e Jugut, disa udhëtarë luftojnë për të mbijetuar në një tren nga Seul për në Busan. Po a do të mbijetojë ndonjë prej tyre?!
Gjatë Luftës së Ftohtë, një spiune ruse, bie papritur në dashuri me politikanin të cilit po i vidhte sekrete shtetërore. Një film në dy kohë. Një e tashme, që zgjidh misteret e së shkuarës.
Kur një sipërmarrës vendos të ndërtojë një kompleks shtëpish në Polin e Veriut, ariu Normi dhe tre shokët e tij nisen në Nju Jork në përpjekje për të ndaluar këtë projekt dhe për të shpëtuar tokën e tyre, Arktikun.
Filmi "Premtimi", tregon për ditët e fundit të Perandorisë Osmane, ku ndjek trekëndëshin e dashurisë ndërmjet Mikaelit, studentit të shkëlqyer të mjekësisë, Anës, vajzës së bukur dhe të sofistikuar dhe Krisit, gazetarit të njohur amerikan që jeton në Paris...
Aventurat e shkrimtarit Njut Skamendër në komunitetin e fshehtë të shtrigave dhe magjistarëve të Nju Jorkut, 70 vite përpara se Herri Poter të lexonte librin e tij në shkollë.
Historia frymëzuese e kampionit botëror të boksit, Vini Pacienca, i cili pas një aksidenti rrugor për pak fatal që mund ta linte të paralizuar, arriti të bënte një nga rikthimet më të pabesueshme në historinë e sportit.
Duke u futur në zonat e egra të Kinës, "Lindur në Kinë" kap momente intime me një panda dhe këlyshin e saj në rritje, një majmun të ri të artë që ndihet i zhvlerësuar nga motra e tij e vogël dhe një leopard bore nënë që lufton për të rritur dy këlyshët e saj.
Një burrë i ve që humb përkujdesjen e vajzës e gjen veten të pamundur për të kryer punë. Ai bie dakord për të ngarë një kamion përmes vendit, pa bërë pyetje. Por kur zbulon se çfarë po transporton, përballet me një zgjedhje që mund t'i ndryshojë jetën.
Xhek Riçer duhet të zbulojë të vërtetën e fshehur pas konspiracionit të madh qeveritar, në mënyrë që të mund të pastrojë emrin e tij. Në arrati si një i kërkuar nga ligji, Riçer zbulon një sekret potencial nga e shkuara e tij, i cili mund t’ia ndryshojë jetën përgjithmonë.
Pas tërmetit të vitit 1988 që shkatërroi një pjesë të madhe të Armenisë veriore, dy individë që i bashkon një lidhje tragjike, përfundojnë në të njëjtën skuadër shpëtimi.
Një eksperiencë sensuale dhe intime rreth një grupi berlinezësh postmodernë, që kërkojnë mënyra të reja për të jetuar, dashuruar dhe eksperimentuar me fantazitë seksuale.
Në Gjermaninë naziste të vitit 1944, një djalë i quajtur Ernst Losa transferohet në një institucion mendor, ku ai punon nën mbikëqyrjen e doktor Veithausen. Ernst, i identifikuar fillimisht si një ngatërrestar, qëndron në rolin e tij dhe shpesh rebelohet në mënyra të vogla. Ai nuk planifikon të qëndrojë gjatë në institucion, por pret të merret në shtëpi (dhe përfundimisht në Amerikë) nga babai i tij, Kristian Losa, por i mohohet kjo bazuar në faktin se babai i tij nuk ka një adresë të përhershme pasi lirimit nga një kamp përqëndrimi.