Pasi u shpëtua nga një i mbijetuar tjetër në një ishull të panjohur, një peshkop përpiqet të konvertojë në të krishterë banorët paganë të ishullit, por i duhet të përballet me kundërshtimin e tyre dhe shtrigëritë që ushtrojnë ata.
Një grua e re shtatzanë kërkon strehim në një manastir për t'u kujdesur për të deri sa të lindë fëmijën. Por gjëra të errëta fillojnë të ndodhin dhe e bëjnë atë të dojë të arratiset. Por sa e mundur do jetë kjo?
Një rast identiteti i gabuar përfundon në romancë të papritur, ku vajza më e njohur në shkollë dhe dështakja më e madhe duhet të bashkëpunojnë për të fituar zemrat e djemve që pëlqejnë.
Një inxhinier i zoti arratiset nga rrënjët e tij të ashpra familjare për të gjetur pasuri dhe sukses mes elitës së Kopenhagenit, por krenaria që e vë në lëvizje rrezikon të jetë ajo që do e rrënojë.
Pasi meteoriti i tij u rrëzua në Katalonjë, një djalë nga planeti Chiton përfundon duke punuar si kontabilist në një zyrë monotone. Por, kjo do të zgjasë aq kohë sa dikush nga planeti i tij ta zbulojë dhe të luftojë për ta rrëmbyer...
Një gazetare sekrete britanike depërton në kanalet e propagandës në internet, të të ashtuquajturit Shtet Islamik, vetëm për t’u tërhequr nga rekrutuesi i tij.
Pas 11 shtatorit, kapiteni Miç Nelson kryeson një ekip të forcave speciale amerikane në Afganistan për një mision jashtëzakonisht të rrezikshëm. Atje ushtarët zhvillojnë një partneritet me Aleancën Veriore për të rrëzuar talebanët dhe aleatët e saj të Al-Kaidës. Nelson dhe forcat e tij përballen me vështirësi të mëdha në një luftë kundër një armiku të pamëshirshëm.
Anxhela dhe Xhesi janë shoqe të ngushta që synojnë të bëjnë një udhëtim në plazh, por kur shoku i dhomës i humbet të gjitha paratë e qirasë në një mashtrim droge, vajzat përfundojnë në situata të çuditshme për t'i rifituar ato.
Klara 12-vjeçare gërvishtet nga një mace misterioze dhe fillon të zhvillojë fuqi të çuditshme, derisa arrin të zbulojë se rrjedh nga një familje shtrigash të egra...
Në vitin 2009, dy aventurierë Norvegjez akuzohen për vrasjen e shoferit të tyre ndërsa përpiqeshin të kalonin në Kongon lindore. Prej dy burrave të arrestuar, tensionet politike dhe diplomatike kapin kulmet.
Një ekspert sigurimi duhet të futet brenda një qiellgërvishtësish që ka marrë flakë, 225 kate të lartë, për të shpëtuar familjen e tij që është e bllokuar brenda nga kriminelët.
Inspektorët Sani dhe Khai janë të përfshirë në një mision përgjues në një ishull të largët në bregun lindor, kur një grup terroristësh të kryesuar nga Hafsyam Jauhari sulmojnë dhe pushtojnë ishullin.
Historia rrotullohet rreth Bauua Singh, një njeri i sfiduar vertikalisht, i cili është plot sharm dhe zgjuarsi, me pak shije arrogance. I lindur në një familje të pasur dhe në një ambient plot begati, ai sfidohet për të zgjeruar horizontin e tij dhe për të gjetur qëllimin e jetës.
Një grua i kërkon ish-bashkëshortit të saj, avokatit të saj që të mbrojë
vëllanë e saj kriminel, i akuzuar për vrasjen e një prokurori. Ai do të ketë
nevojë për më shumë sesa aftësitë e tij ligjore për të qëndruar gjallë dhe për të fituar çështjen.
Bazuar në jetën reale të regjizorit/skenaristit, "Farming" tregon historinë e një djali nigerian të dhënë për birësim nga prindërit e tij tek një familje e bardhë britanike, me shpresën për një të ardhme më të mirë. Fatkeqësisht, shpresat e tyre do të shuhen sepse djali i tyre vendos të bashkohet me një grup supremacistësh të bardhë.
YUNG është një udhëtim që ndjek katër vajza të reja në subkulturën pulsuese dhe hedoniste të Berlinit modern. Por mbi të gjitha, është një paraqitje e pastër dhe autentike e miqësisë.
Partia e tretë politike e Amerikës, Themeluesit e Rinj të Amerikës, vijnë në pushtet dhe kryejnë një eksperiment: 12 orë në Staten Island pa ligje. Askush nuk duhet të qëndrojë në ishull, por ai që rri fiton 5000 dollarë.
Laura, një spanjolle që jeton në Buenos Aires, kthehet në qytetin e saj të lindjes në Madrid me dy fëmijët e saj për martesën e së motrës.
Por, rrëmbimi i vajzës së saj, Irenës, do të nxjerrë në dritë shumë sekrete si dhe hije të dashurive të vjetra....
Dominion përdor drone, kamera të fshehura dhe të dorës për të ekspozuar pjesën e errët të bujqësisë moderne të kafshëve, duke vënë në pikëpyetje moralin dhe vlefshmërinë e dominimit të njerëzimit mbi mbretërinë e kafshëve.