Historia e Claressa 'T-Rex' Shields, boksierja nga Flint, Michigan, e cila u trajnua për tu bërë femra e parë në historinë e vendit të saj që fiton një medalje ari në atë sport.
Në kërkim të një kënaqësie të humbur, Emanuelle udhëton e vetme në Hong Kong për punë. Në qytetin e gjallërues ajo bie pre e takimeve dhe eksperiencave të reja tejet intensive.
Gjatë Lojërave Olimpike Verore të vitit 1972 në Mynih, Gjermani, një ekip amerikan i transmetimit sportiv duhet të përshtatet me mbulimin e drejtpërdrejtë të atletëve izraelitë që mbahen peng nga një grup terrorist.
Ky film përqendrohet rreth jetës së mundësit Anthony Robles, i cili lindi me një këmbë dhe fitoi një kampionat kombëtar në vitin 2011 ndërsa garonte në Universitetin Shtetëror të Arizonës.
Në një telefonatë emergjence, një operator përpiqet të mbajë në linjë një grua që dyshon se është viktima e radhës së një vrasësi serial, por e vërteta e tmerrshme qëndron aty ku askush s'mund ta imagjinojë.
Seong-jin, një dirigjent, dhe Su-yeon, një violonçeliste, janë të fejuar. Su-yeon zhduket, duke lënë pas një video. Mi-joo zëvendëson Su-yeon dhe nis një marrëdhënie sekrete me Seong-jin. Ata ndihen të vëzhguar ndërsa lidhja e tyre thellohet.
Dashuria vjen pa pyetur. Për ata të dy, nuk vjen dhe aq shpesh. A do mund t'i mbijetojë ajo ndjenjë të gjithë botës që është kundër saj? Të heqësh dorë nga gjithçka apo të heqësh dorë nga vetja? Të digjesh apo të mbijetosh?
Ky është një thriller psikologjik që sfidon realitetin:
Në këtë film tronditës, një i ri fillon të besojë se dikush hyn fshehurazi në shtëpinë e tij çdo natë. Ndërsa paranoja e tij rritet, kufijtë mes realitetit dhe iluzionit fillojnë të zbehen, duke e zhytur atë në një botë ku asgjë nuk është ashtu siç duket. A është ai viktimë e një ndjekësi të padukshëm apo i burgosur i mendjes së tij? "The Intruder" eksploron frikën më të thellë të të qenit vetëm, duke sfiduar perceptimin tonë të sigurisë dhe realitetit.
Li, një amerikan i vetmuar në Meksiko, bie në dashuri me një ish-ushtar të bukur. Duke udhëtuar së bashku në xhungël, Li sheh, për herë të parë, mundësinë e një dashurie intime dhe të pafundme.
Një biznesmene e suksesshme dhe shumë me pushtet, rrezikon karrierën dhe familjen, duke nisur një lidhje të zjarrtë pasioni me praktikantin e saj shumë më të ri në moshë...
Moana niset me mision për të shpëtuar ishullin e fundosur në det nga perëndia Nalo që urrente njerëzit dhe që kishte mallkuar çdo popull që bashkohej me oqeanin. Edhe pse është një aventurë e rrezikshme, arrin gjithçka me ndihmën e miqve të saj.
Gao Haojun, një ekspert i sigurisë ndërkombëtare, rrëmbehet nga persona të armatosur në fluturimin e parë të aeroplanit A380 dhe vajza e tij e verbër është një nga pengjet e fshehta, një fakt që ai nuk e di.
Të lidhura në një shoqëri të ngushtë gjatë punës si gazetare, dy shoqe takohen vite më pas, në një situatë krejt të re. Marta, në fazën e fundit të kancerit dhe Ingridi, që bëhet shoqëruesja e saj në ditët më të vështira të jetës së saj...
Një përrallë gotike fiksimi mes një gruaje të re të pushtuar, Elenit dhe vampirit të tmerrshëm të magjepsur pas saj. Ndërsa fuqia e tij rritet, Eleni duhet të sakrifikojë veten për të ndaluar sundimin e tmerrshëm të vampirit dhe të shpëtojë burrin e saj.
Një artiste, që është shkëputur nga puna për të rritur fëmijën e saj, përjeton një stres që e bën të mendojë se po kthehet në qen. E rraskapitur dhe e vetmuar, ajo përpiqet të gjejë rrugën në këtë përmbysje të madhe që ka pësuar jeta e saj...
Në një kasolle të thellë të shkretë, një fundjavë gjuetie kthehet në kaos dhe një luftë për mbijetesë kur një tufë ujqërsh sulmojnë një burrë, shoqen e tij më të mirë dhe të fejuarin e saj.
Soniku dhe miqtë e tij, ribashkohen për të luftuar Hijen, një armik i ri misterioz me fuqi të ndryshme nga çdo gjë me të cilën janë përballur më parë. Me aftësitë e tyre, ata kërkojnë një aleancë të pamundur për të mbrojtur planetin.
Pas rënies së qytetërimit, pak të mbijetuar u shtynë drejt kanibalizmeve. Një i ri duhet të përballet me një fis të dhunshëm që vranë të atin dhe vodhën ilaçin që mbajti gjallë të dashurën e tij.
Shqetësimi i Gromit se Wallace është bërë tepër i varur nga shpikjet e tij rezulton i justifikuar, kur Wallace shpik një gnome të zgjuar që duket se zhvillon një mendje të vetën.
Lidhja e komplikuar që Kraven ka me të atin, Nikolai Kravinoffin, e nis atë në një rrugëtim hakmarrje me pasoja brutale. Kjo gjë e frymëzon atë jo vetëm të bëhet gjahtari më i mirë që mban toka, por dhe më i frikshmi.
Një adoleshent ndalon tek shitësi i tij i drogës para se të niset për të festuar atë natë. Rrugës për shtëpi ai merr në makinë një grua të plagosur dhe nata kthehet në një tmerr të vërtetë.
Kjo është historia e një lidhjeje në distancë. Muaj bisedash ditë e natë pa e parë e dëgjuar njëri-tjetrin, përralla e dy njerëzve të dashuruar pavarësisht 3391 kilometrave mes tyre. Izmir, një vajzë e re shoqërore e vështirë në Izmir, pa miq. Megjithatë, një natë ajo merr një mesazh nga një i panjohur në Francë, Ege, që e udhëzon atë të 'shkojë të flejë'. Eges, ashtu si Izmir, i mungojnë miqtë dhe ka një personalitet disi të veçantë. Pas këtij mesazhi, të dy bëhen të afërt, duke kapërcyer distancën fizike për të realizuar gjëra që nuk mund t'i bënin me askënd tjetër.
Një familje prej katër anëtarësh shkon në një ishull të largët për të pushuar,
vetëm për të zbuluar se ishulli është shtëpia e një vrasësi serial të rrezikshëm.
Ndërsa bëhen objektivat e ardhshëm të vrasësit, ata duhet të përdorin zgjuarsinë e tyre
dhe të punojnë së bashku për të mbijetuar në tokën vdekjeprurëse të ishullit.