Pasi shpërngulet në Bogota për një shans për një jetë më të mirë, një i ri Korean ngrihet në tregun e zi kolumbian – duke rrezikuar gjithçka për sukses.
Sherifi dhe Nazi, janë oficerë policie nga departamente të ndryshme, që bashkohen për të rrëzuar Tonyn, një mbret të pamëshirshëm droge që drejton një sindikatë përgjegjëse për vdekje të shumta, të njohura si Meth Killer.
Një lojtar i ri pokeri bashkohet me një ekip të udhëhequr nga lojtari legjendar i pokerit, Fanti me një sy. Ndërsa punojnë me sukses në një plan për të fituar një shumë të madhe, një gabim i vetëm e vendos të gjithë ekipin në një situatë jete a vdekjeje...
Pas shpalljes së një kure novatore të kancerit, pesë anëtarë të ekipit të kërkimit janë në shënjestrën e një vrasësi të punësuar nga Big Pharma. Kur dy studiues i shpëtojnë sulmit, ata shumë shpejt e gjejnë veten të akuzuar për krimin dhe në listën e vrasësit.
Një shaka ditëlindje që përfundon tragjikisht, bëhet shkak i një ndryshimi rrënjësor në jetën e katër maturanteve, të cilat nga shoqe të ngushta, kthehen në armike të betuara për të nxjerrë në shesh të vërtetën që fshihet pas një fasade të rremë.
Gjatë Lojërave Olimpike Verore të vitit 1972 në Mynih, Gjermani, një ekip amerikan i transmetimit sportiv duhet të përshtatet me mbulimin e drejtpërdrejtë të atletëve izraelitë që mbahen peng nga një grup terrorist.
Në një telefonatë emergjence, një operator përpiqet të mbajë në linjë një grua që dyshon se është viktima e radhës së një vrasësi serial, por e vërteta e tmerrshme qëndron aty ku askush s'mund ta imagjinojë.
Seong-jin, një dirigjent, dhe Su-yeon, një violonçeliste, janë të fejuar. Su-yeon zhduket, duke lënë pas një video. Mi-joo zëvendëson Su-yeon dhe nis një marrëdhënie sekrete me Seong-jin. Ata ndihen të vëzhguar ndërsa lidhja e tyre thellohet.
Dashuria vjen pa pyetur. Për ata të dy, nuk vjen dhe aq shpesh. A do mund t'i mbijetojë ajo ndjenjë të gjithë botës që është kundër saj? Të heqësh dorë nga gjithçka apo të heqësh dorë nga vetja? Të digjesh apo të mbijetosh?
Denoncimi i thjeshtë i një mashtruesi të shitjeve online, çon në identifikimin e një vrasësi serial që shfrytëzonte shitjet në internet për të mashtruar, kërcënuar dhe vrarë viktimat e tij.
Ky është një thriller psikologjik që sfidon realitetin:
Në këtë film tronditës, një i ri fillon të besojë se dikush hyn fshehurazi në shtëpinë e tij çdo natë. Ndërsa paranoja e tij rritet, kufijtë mes realitetit dhe iluzionit fillojnë të zbehen, duke e zhytur atë në një botë ku asgjë nuk është ashtu siç duket. A është ai viktimë e një ndjekësi të padukshëm apo i burgosur i mendjes së tij? "The Intruder" eksploron frikën më të thellë të të qenit vetëm, duke sfiduar perceptimin tonë të sigurisë dhe realitetit.
Një udhëtim spektakolar në një botë ku majmunët sundojnë dhe njerëzit janë skllevër. Kur astronauti Leo Davidson zbret në një planet të panjohur, ai zbulon një shoqëri të përmbysur ku inteligjenca dhe fuqia i përkasin majmunëve. Me efekte vizuale mahnitëse dhe një histori që lë të menduar, ky film sjell një riimagjinim të klasikut të vitit 1968, duke shtuar një ndjesi të re misteri dhe dramë. Një aventurë që të bën të pyesesh: Çfarë do të ndodhë nëse rregullat e evolucionit përmbysen?
Një biznesmene e suksesshme dhe shumë me pushtet, rrezikon karrierën dhe familjen, duke nisur një lidhje të zjarrtë pasioni me praktikantin e saj shumë më të ri në moshë...
Polici "Big Nik" O'Brien përfshihet në botën e pabesë dhe të paparashikueshme të hajdutëve të diamanteve ndërsa ndjek kriminelin Donnie Uilson në Evropë.
Një ish-i burgosur, për t’iu larguar kriminelëve që e ndjekin, vendos të shkojë në Tajlandë dhe të nisë një jetë të re atje. Por atëherë kur arrin të krijojë edhe familjen e tij, e kaluara do të rikthehet për ta përndjekur...
Piratët e sotëm në kërkim të drogave të fundosura rrëmbejnë një varkë turistësh dhe i detyrojnë ata të zhyten në ujërat e infektuar me peshkaqen për të tërhequr kontrabandën.
Agjenti i qeverisë amerikane Scott caktohet për të shpëtuar vajzën e një zyrtari të lartë qeveritar. Sado që Scotti është i gatshëm për të zbatuar rregullat, ai duhet t'i thyeje kur zbulon se të tjerët janë të gatshëm për të tejkaluar veten për të mbrojtur karrierën e tyre politike.
Në një kasolle të thellë të shkretë, një fundjavë gjuetie kthehet në kaos dhe një luftë për mbijetesë kur një tufë ujqërsh sulmojnë një burrë, shoqen e tij më të mirë dhe të fejuarin e saj.
Franko Amore, i cili ka qenë një polic shembullor gjatë gjithë karrierës së tij, do të dalë në pension. Por, pak para se të mbyllë simbolin e tij, ai pranon t'i bëjë një nder një mafioz kinez në këmbim të 50,000 Euro.
E shkuara e një ish oficeri xhandarmërie bëhet shkak i rrezikimit të jetës së tij dhe gruas së tij shtatzënë, e cila mbahet peng derisa të bashkëpunojë me pengmarrësit që punojnë për agjenturat e fshehta.
H-ja, një personazh i ftohtë dhe misterioz punon në një kompani kamionësh përgjegjës për transportimin e qindra miliona dollarëve rreth Los Anxhelosit çdo javë.